Auditi në dogana pas dorëheqjes enigmatike të Spiropalit. Ministria e Financave: Shifrat nuk janë shqetësuese

Postuar në 15 Qershor, 2015 09:08

Pas dorëheqjes enigmatike të Elisa Spiropalit nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, drejtoresha e komanduar që mban dhe postin e zv/ministres së Financave, Irena Beqiraj mësohet se ka urdhëruar një auditim të brendshëm që ka prekur periudhën kur doganat drejtoheshin nga paraardhësja e saj. Këshilltari për mediat në Ministrinë e Financave, Bardhi Sejdarasi tha për ResPublica se auditimi i kryer është një veprimtari rutinë që kryhet çdo ditë nga institucionet në varësi të kësaj ministrie dhe se nuk ka dijeni për një hetim të brendshëm që lidhet me punën e Spiropalit në Drejtorinë e Doganave.

Elisa Spiropali u përfol në media për miliarda lekë përfitime korruptive gjatë ushtrimit të detyrës si Drejtoreshë e Përgjithshme në në dogana, çka dyshohet se ka qenë edhe arsyeja pse ajo u largua nga ky post. Gjithsesi Ministria e Financave tha për ResPublica se nga auditimi nuk kanë rezultuar shifra shqetësuese dhe se çdo akuzë që i bëhet Spiropalit është në kuadër të sulmeve personale ndaj saj.

Largimin e saj nga ky post kryeministri Rama e justifikoi me pamundësinë e Spiropalit për të drejtuar këtë institucion në kushtet e shtatzanisë, por ndonëse nënë e re, gjithsesi Spiropali nuk e ka ulur ritmin e aktivitetit politik. Ajo merr pjesë aktive në fushatën e Partisë Socialiste për Tiranën në mbështetje të kandidatit Erion Veliaj, me të cilin kanë drejtuar bashkë lëvizjen “Mjaft”

l.m

Comments

Submitted by Gjon- (not verified) on

Nuk kishte dite qe Spiropali te mos i bente vetes lavde per sukseset  ne punen  e doganave. Ikja me bisht ne shale sikur nuk i ka hije dikujt qe ka korrur suksese qe as ne kohen e Enverit nuk korreshin.

Po t'i qendrojme daljeve publike auditimi duhej te kishte evidentuar shifra suksesesh dhe jo shifra jo shqetesuese. Raporti i KLSH-se ka nxjerre shifra shume alarmante te cilat pershkruhen ne kete artikull

http://www.standard.al/rekord-i-administrates-115-milione-euro-te-vjedhu... puna e auditimit duket si nje tentative e deshtuar per te mbuluar vjedhjen e bere nga Spiropali me banden e saj. Nuk behet shtet duke qene selektiv ne luften ndaj vjedhjeve dhe korrupsionit. Nga nje ane futen ne burg nje nene me femijen per ceshtje dritash dhe te lesh kete nenen hajdute si pa te keq pa i hyre gjemb neper kembe.

Edi Rama kur emeroi Spiropalin me Shehajn tha se beri keto zgjedhje pasi keto jane vajza te reja pa familje qe do t'i kushtohen teresisht detyres. Nuk kaluan as dy vjet dhe faktet treguan se ai genjeu.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Neqoftese shifrat nuk qenkan shqetesuese, perse nuk shpallen publikisht? Dhe cfare dmth qe shifrat nuk jane shqetsuese? Si shume rrotullohet gjuha kur e thote kete shprehje.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.