Mallkimet e Dhespot Edit

Rrugëtimi elektoral i kryeministrit Edi Rama mori në Konispol trajtat e një liturgjie publike kundër atyre që sipas tij duan të cenojnë bashkëjetesën fetare mes orthodhoksëve dhe çamëve. Në skajin më jugor të vendit, aty ku bashkëjetojnë brenda të njëjtit shtet, shqiptarë, grekë e vllehë, kryeministri foli në emër të të gjithëve, në mbrojtje të kohezionit shpirtëror e kulturor të popullit heterogjen të jugut të Shqipërisë. Thellësisht i indinjuar me ata që politikën e tij e shohin dhe e komentojnë si fitilin e një fryme nacionaliste, që po krijon ndasi mes shqiptarëve, e të tjerëve të kryqit dhe çemërve orthodhoksë e muslimanë, kryeministri predikoi vllazërinë dhe mallkoi të paudhët që kanë dalë kundër tij dhe patriotizmit reciprocist që ai përfaqëson. Në ligjëratën e Konispolit kryeministrit i mungoi vetëm rasoja e dhespotit për ta profetizuar misionin e tij integralist në krah të Shpëtim Idrizit, që si meritë të tij në politikë ka atdhedashurinë që i njeh vetes, ndërsa si frymëzim drejtoritë e fryra. Nga mallkimi që kryeministri Rama bëri nga bytha e rrapit të Konispolit, është e qartë se me Shpëtim Idrizin dhe Tahir Muhedinin, politikano-biznesmenin që ka treguar se nuk e negocion çështjen kombëtare, i bashkon atdhedashuria. Do ta kishte zili pas një shekulli dhespot Foti dhe dhjakët e tij. Lajm i mirë është se kryeministri Rama beson. Beson te nëma e atdhedashurisë , beson te fuqia e bashkisë, beson te mrekullia e dashurisë, beson te lavdia e PS-LSI-së. Por para se të mbërrinte deri në Konispol, “dhespot Edit” duhet t’i kishte rënë rruga edhe nga grekët e Dropullit, Sarandës, Delvinës, Livadhjassë, Finiqit apo vllehët e Shkallës. Kryetari i madh e i gjatë i qeverisë në këto dy vjet ka treguar se nuk do të shihet edhe si kryeministri i grekëve të Shqipërisë dhe këtë farë është ai që e ka mbjellë që kur nisi lundrimin për “të shpëtuar” detin e rilindte mëmëdhenë. Para se të mendonte për votat e Shpëtim Idrizit, kryeministri duhet të takohej edhe me çamët ortodoksë të Mursisë, Çifligut apo Sopikut. Sepse jemi në zgjedhje lokale, siç këmbëngul vetë zotëria. Do shpëtonte kështu veten nga barra e një mallkimi, i cili edhe kështu, “nuk zë as opingat”, po të perifrazojmë një film të dikurshëm, realizuar për jetën e një patrioti të vërtetë. l.mitro

Comments
Edi na dha mundesine
<p> Edi na dha mundesine qe te kemi dhe nje sharrje te re ne bisedat tona :</p><p> "TE MALLKOFTE EDI"</p>
Add new comment