Zyra e shtypit e Veliajt: Shpifje ndaj Ajola Xoxes, s’ka qenë përfaqësuese ligjore e Becchetit. Agon Channel pretendon të kundërtën (video)

Postuar në 12 Qershor, 2015 10:21

Pas akuzave të PD-së për rolin e Ajola Xoxes si përfaqësuese ligjore e Becchettit, ka reaguar përmes një deklarate zyra për shtyp e kandidatit për Tiranën, Erion Veliaj. Në deklaratë thuhet se në mungesë të programit dhe vizionit për Tiranën, të zhytur në dështimin e 4 viteve të fundit gjumë të Lulzim Bashës, e vetmja alternativë për Partinë Demokratike në këto zgjedhje është sulmi personal për familjen e Erion Veliajt, duke hedhur baltë mbi bashkëshorten e tij. “Ajola Xoxa në harkun kohor 2012­2014 ka punuar si juriste e asociuar pranë studios ligjore "Tashko & Pustina". Ajo nuk ka pasur asnjë klient të vetin dhe asnjë marrëdhënie financiare me ndonjë klient të studios. Zonja Xoxa është paguar vetëm nga studio ligjore dhe ka ofruar shërbimin e saj profesional për klientët e studios, sipas kërkesës së drejtuesve të studios. Theksojmë se Ajola Xoxa nuk ka qenë në asnjë moment personalisht përfaqësuese ligjore për Franchesco Bechettin, apo për ndonjë prej kompanive të tij. Nëse media të caktuara apo deputetë të opozitës do të vazhdojnë këtë sulm shpifjesh dhe fyerjesh ndaj znj. Ajola Xoxa, ajo do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për të rivendosur të drejtat e saj të cenuara, duke kërkuar që shkelësit të mbajnë përgjegjësi përpara ligjit!” thuhet në reagimin e zyrës  së shtypit të kandidatit për Tiranën. E njëjta zyrë shtypi reagoi edhe pas një deklarate të PD, ku kërkoheshin shpjegime për lidhjen e bashkëshortes së Erion Veliajt me aktivitetet e Amiran Dzanashvilit, biznesmenin gjeorgjano –izraelit që po hetohet në Rumani për pastrim parash.

Ndërkohë, meqenëse zyra e shtypit e Veliajt thotë se Xoxa nuk ka qenë avokate e Becchetit, po përcjellim edhe pretendimin e Agon Channel në videon si më poshtë...

 

l.v

 

Comments

Submitted by D.M (not verified) on

eshte e vertete qe ajola ka qene e punesuar ne ate studio ligjore dhe nuk mban asnje pergjegjesi personale per klientet e studios. kjo eshte piuna e saj edhe ska asnje implikim edhe nese do kish qene avokate personale. Ajo qe ka bere Ajola eshte se ne menyre krejt jo profesionale dhe te qellimshme ka nxjerre te dhena nga gjyqet e klientit per ti perdorur partia kunder tij. Ajola eshte investuar ne kete proces duke ndihmuar ngritjen e asaj akuze te gjore me aq informacion sa kishte dhe ja ka servirur Rames. kete e ka bere nga zelli por edhe si nje sherbim qe do ti vlente zgjedhjes se Erit nga Rama si kryetar bashkie. Kete e ka bere dhe pastaj eshte larguar nga puna si avokate dhe filloi te punoje per ngritjen e fondeve te Erit qe po i vlejne tani per fushaten. Fondet ngriheshin nepermjet eventeve kulturore me tendera publike e perfitime klienteliste. Ky ishte momenti kur Ajola me stafin e ministrise se mireqenies benin bashkarisht koncerte e kur Henri Cili ishte nje shpatull e rendesishme bashkepunimi. Po aq sa eshte Ilir Meta sot per Erin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.