Gjergj Bojaxhi thotë se fushata e “kryeshërbëtorit” të ardhshëm të Tiranës ka shkuar deri më tani në 2 milionë euro

Kastriot Islami përllogariste disa ditë më parë se fushata e Erion Veliajt ka kapur shifrën e 5 milionë eurove. Kosto kjo që përfshin shpenzimet operative, spotet publicitare, posterat, qera ambientesh etj.. Islami gjithësesi shkruante se për shumëçka duhet bërë llogari. Sot, rivali i Veliajt, Gjergj Bojaxhi, jep një tjetër shifër: 2milionë euro. “Mënyra si financohen politikanët kushtëzon mënyrën se si ata qeverisin dhe për kë ata qeverisin. Financimet e paligjshme janë shkaku kryesor i keqqeverisjes, korrupsionit dhe kriminalizmit të politikës në Shqipëri. Fushata e z. Veliaj deri tani ka arritur të paktën 2 milionë euro duke shpenzuar rreth 50 mijë euro në ditë. Fushata e z. Kosova, edhe pse disi më e varfër, është po ashtu e shtrenjtë dhe do të kalojë 1 milion euro. Këto para janë dhënë kryesisht për t’u shkëmbyer me favore në të ardhmen. A janë këta modelet e duhur për të drejtuar Bashkinë e Tiranës?”, shkruan Bojaxhi në profilin e vet në “Facebook”. Të paktën për këto akuza Erion Veliaj do të duhet të jepte një përgjigje, një reagim, edhe pse këto të dhëna nuk përfaqësojnë një shifër zyrtare. Të paktën duke u dhënë qytetarëve një shifër zyrtare të vetën.
s.z

Comments
Gjergjit i lumte sepse po
<p>Gjergjit i lumte sepse po shfaqet "dallendyshja e pare" kundra sistemit aktual, duke goditur pikerisht pikat nevralgjike te sistemit. Erioni pastaj e dime qe eshte ai qe eshte, nje sekser i Rames. </p>
Po cfare jane 2 milion euro
<p>Po cfare jane 2 milion euro mor burre, 4 leje ndertimi ne kundershtim me ligjin, me shanc te mos prishen, por dhe po i prishem per efekt elektoral do ti demshperblejme me leke taksash. Any more questions?</p>
Add new comment