Pritmëritë e opozitës për zgjedhjet, Berisha nuk flet për fitore, por për “një kthesë shumë të përfillshme dhe shumë të rëndësishme...”

Partia Demokratike duket se po luan më tepër me forcën e pakënaqësisë ndaj qeverisë, sesa me një projekt të vërtetë në këto zgjedhje. Ndonëse kryetari Lulzim Basha, flet për një uragan më 21 qershor dhe artikulon premtime që lidhen direkt me kostot e jetesës, ngjan e vështirë një përmbysje, apo një kthesë e vërtetë. Më tepër sesa ndryshimi i rezultatit, është lëvizja e marzhit të votave, ajo që do të përkufizojë aksionin politik të opozitës pas zgjedhjeve. Dhe këtë e ka bërë më të qartë, ish-kryeministri Sali Berisha, në intervistën e fundit dhënë për “Ora-News”. “Zoti Berisha i druheni një milionë shuplakave të 2013....
-Ta shohim më 21, unë nuk i druhem. Unë jam i bindur se kthesa do jetë shumë e përfillshme dhe shumë e rëndësishme. Kam bindje të madhe, ndonëse po bëjnë gjithçka për të blerë vota...”, tha Berisha. Më tej akoma, Berisha qarkullon sot përmes Facebook, një sondazh të agjencisë NOA, që nxjerr fitues Halim Kosovën në Tiranë. Thënë kjo, duket se PD-ja po mendon të arrijë ndonjë fitore “pikante” sa për t’i lejuar rigjallërimin e aksionit politik, i cili vuan sot nga organizimi më tepër sesa nga temat dhe çështjet. Këtu meriton vëmendje një fakt: në dy vjet e gjysmë PD-ja ka hequr dorë nga shumë instrumente opozitarizmi. Një është edhe komisioni hetimor, interpelancat, duke e lënë të qetë qeverinë, me të cilën është marrë thjesht me sherre parlamentare.
s.z
Comments
agjensia NOA?! po bej nje

agjensia NOA?! po bej nje kerkim fare te vogel ne Google per agjensine emermadhe NOA ore s.z. eshte thjesh nje faqe interneti si respublica.al apo faqja e gazetes 55, me mire te themi...

e doje tek tema lajmin ti

e doje tek tema lajmin ti bukurosh? keni filluar te keni preferenca dhe per lajmin online. Po facebook-ut si do te ia beni tani qe nuk ju eci plani i Majlinda Bregut?

Zoteri, ate e referon z.
Zoteri, ate e referon z. Berisha si sondazh. Dhe nga kerkimi ne Google me rezulton se Sali Berisha eshte deputet i PD-se, pra nuk eshte zone informale ne parti. Per rrjedhoje deklarimet e tij, si te Erion Braces, pasqyrohen si lajme me natyre politike. Falemnderit!
berisha mund te thote cfare

berisha mund te thote cfare te doje, por ti s.z. duhet ta sqarosh lexuesin se per cfare lloj agjensie po flet berisha. se NOA nuk eshte Gallup, qe ta njohin te gjithe

o zaim ,s'na the gje per

o zaim ,s'na the gje per lajmin e gjykates se larte qe gjeti fajtore Paloken e Ristanin.

ndonje koment po pati mundesi

te pakten koment mbi komentin e Rames

se ne ketu i kemi syte , tek respublica, tek s.z, tek l.v.,...

e paske me merak te madh

e paske me merak te madh cfare shkruan s.z. Sic duket te ka dhembur shume...

Rendesi ka te kesh mendjen
Rendesi ka te kesh mendjen aty ku duhet. Ca te them! Ja kryeministri do thoshte qe "u denuan dy cuna Tirone, nga ata te vertetet...", po qe se do ishte ne krahun tjeter.
http://respublica.al/artikuj/2015/06/05/kryeministri-i-gezuar-qe-paloka-...
Add new comment