A ka dashur Berisha të helmojë Rugovën?

U bë disa muaj që një tufë gazetash të majta, u kanë hapur faqet e tyre disa badigardëve dhe aspirantëve të dëshpëruar për të arritur këtë status, të cilët pas rrëzimit të Berishës nga pushteti po tentojnë të hedhin mbi të akuza nga më absurdet. Sot kemi dëgjuar të fundit. Atë se Azem Hajdari qenkësh vrarë pasi ai, së bashku me ish presidentin kosovar Rugova, kishin në duar dosjen që vërtetonte se Berisha ishte agjent i UDB-së. Madje se pastaj, përpos atentatit ndaj Hajdarit, ish presidenti, paska dashur të helmojë edhe Ibrahim Rugovën.
Çmenduria ka kaluar çdo cak. Por këto pohime nuk janë të vetmet. Prej javësh po dëgjojmë nga të njëjtat media zëdhënëse badigardësh fallco, se Berisha ka qenë ai që ka urdhëruar të vidhet thesari i Krrabës, se paska dashur të bombardojë ambasadën amerikane, se merrte para nga Serbia e cila e sponsorizoi ngjitjen e tij në pushtet. Dhe fantazia vazhdon: dikush e përmend si makro që gjente mall për orgjitë e Rugovës, maniak seksual, dikush flet për vrasjen pas shpine të Arben Brocit, dikush vjen deri tek Sokol Olldashi, duke folur për kaseta të fshehta dhe prova të pazbuluara.
Dhe për të gjitha këto asnjë fakt, asnjë provë, thjesht dëshmi të papërgjegjshme që nuk do të merrte guximin t'i botonte asnjë gazetar që ka kryer qoftë edhe disa kurse të vetme gazetarie.
Po atëhere pse ato po mbushin faqen e një pjese të madhe të medieve tona të majta?
Dy janë arsyet kryesore të cilat qëndrojnë larg qëllimit final të kërkimit të së vërtetës.
E para është yshtja financiare për të arritur tek ai lexues fanatik të cilit më shumë se faktet, i intereson ushqimi i paranojës së vet.
Ndërsa e dyta është përpjekja krejtësisht e pafrytshme për të dëmtuar me çdo mjet kundërshtarin politik.
Eshtë e kotë të analizosh mungesën e efikasitetit të kësaj strategjie. Eshtë e kotë gjithashtu të merresh me moralin e këtyre gazetave që as nuk u plas për të vërtetën.
Por ndërkohë është interesante të merresh me efektin që ato prodhojnë.
Unë e di se shumëkush që e lexon këtë shkrim do të ketë një reagim fillestar të imagjinueshëm: “Emo, mirë ja bëjnë Berishës, ai s’ka lënë njeri pa marrë nëpër gojë dhe pa e bërë objekt shpifjesh”. Por ky është vetëm një shfrim emocional. Duke qenë mes atyre që mendojnë se Sali Berisha ka më shumë mëkate sesa anë pozitive në historinë e këtij vendi, përsëri jam i mendimit se kjo “luftë” mediatike ndaj tij është e shëmtuar, e ulët dhe për më tepër jo efikase.
Ish presidenti dhe ish kryeministri, njeriu që ka dominuar për një çerek shekulli skenën politike në Shqipëri, ka plotë anë të errëta, ngjarje të pazbardhura dhe mëkate të pathëna që duhen analizuar si nga shtypi ditor, ashtu si edhe nga historia. Por ta akuzosh atë përmes sharlatanësh, njerëzish të pabesueshem dhe në mungesë të fakteve, është t’i bësh më shumë nder seç i takon. Sepse kjo fushatë relativizon krejtësisht edhe akuzat reale për të. Sepse kjo strategji barabit të vertetat me të pavërtetat, krimet me fantazitë, mëkatet me paranojën. Ajo shndërron gjithçka në flu, lidhur me të shkuarën problematike të Sali Berishës. Ai ka ka plot gjëra për të cilat mund të diskutohet sot. Ai mund të përgjigjet për burgosjen e kreut të opozitës, për vjedhjen e zgjedhjeve të 26 majit 1996, për përdorimin e ushtrisë gjatë trazirave të një viti më pas, për Gërdecin dhe 21 janarin. Por t'i kërkosh atij llogari si njeri që ka dashur të hedhë bomba në ambasada apo si doktor që ka dashur të helmojë Rugovën, kjo është ta shndërrosh historinë e tij në qesharake. Dhe këtë mund ta bëjnë vetëm media qesharake.
Lapsi.al
Comments
Perseri, dhe ky artikull i

Perseri, dhe ky artikull i Bushatit eshte shume tendencioz duke anashkaluar elemente te rendesishme qe shkojne kunder konkluzioneve se vetem burime te besueshme mund te shpjegojne drite-hijet e figures se Berishes.

Se pari, te karakterizosh me drite-hije nje person qe ka shkaterruar kete vend dhe kur ka qene ne fuqi dhe kur ka qene ne opozite eshte te relativizosh dhe 'te falesh' shume gjynahe per te cilat kemi evidence te plote duke filluar nga renia e lire e GDP, renia e rule of law, shkaterrimi i institucioneve te shtetit dhe degradim i thuajse cdo aspekti ekonomik e politik gjate qeverisjes se Berishes.

Se dyti, zoteria kerkon prova 'investigative' apo hard evidence per te bere drite mbi gjynahet specifike te liderit te PD-se. Cdo njeri qe jeton ne shqiperi e di qe prova investigative nuk mund te ekzistoje, sepse PD ka marre masa qe te mos ekzistojne. Mos kujto se institucionet ne 97 u dogjen kot - u dogjen qe te behet kaos dhe te mos shkoje kush tek gjurmet. Sa per provat e periudhes tjeter te qeverisjes, PD mori masa qe te vendos nje sherbetor te vet President dhe ky te emeroje sherbetore te vet ne te gjithe nivelet investigative. Prokurori shqipetar eshte vene aty dhe ekziston pikerisht qe te mos kete 'prova'.

se treti, ne kete kushte provat qe nuk mund ti prodhojne institucionet i prodhojne gazetat dhe badiguarde me shume kapacitet dhe njohuri. Z. Haxhia qe ti e quan bodyguard, eshte nje ish student i shkelqyer qe ka studiuar ne nje nga fakultetet me te mira ne Shqiperi thuajse deri ne fund. Mua me duket se ka me shume kapacitet intellektual Haxhia se shume gazetar dhe opinioniste qe kane marre persiper te tregojne te verteten ne kete vend. dhe me e rendesishmja shume nga keto provat eshte kollaj te lidhen e te kontrollehen me shume detaje qe tashme jane publike per tu fituar siguri.

Prandaj zoti Bushati, analiza jote eshte pak nje perpjekje per te relativizuar dhe mbuluar ato 'prova' qe eshte shume kollaj te provohen. Keto lloj analizash jane qellimisht te gabuara dhe sigurisht te demshme sepse anashkalojne qeshtjen -si ti kontrollojme dhe vertetojme ne vend qe ti anashkalojme keto indicie shume te vlefshme qe na kane dhene ca bodyguard.

Add new comment