Kushti i kinezëve për rrugën e Arbrit: Nëse nuk realizohet fluksi i lëvizjes prej 7 mijë automjetesh në ditë, qeveria shqiptare do të bëjë kompensimin

Postuar në 07 Maj, 2015 05:22

“Monitor” raporton se qeveria shqiptare po shkon drejt konkretizimit të marrëveshjes koncesionare për ndërtimin e rrugës së Arbrit. Kontrata do të nënshkruhet me kompaninë kineze “China State Construction Company” e cila do të ndërtojë të 26.8 kilometra në rrugën që synon të lidhë Tiranën dhe Maqedoninë. Në këtë kuadër, “Monitor” raporton edhe një hollësi: “Por kompania kineze që do të ndërtojë pjesën e mbetur ka vënë një kusht në lidhje me pagesën që do të rrjedhin nga trafiku.
“Nëse nuk realizohet fluksi i lëvizjes prej 7 mijë automjetesh për 24 orë, atëherë qeveria shqiptare do të duhet të kompensojë kinezët ECSCC për trafikun e munguar”, shkruan revista që referon burimet në Autoritetin e Rrugor shqiptar. Më tej, po këto burime shtojnë se “trafiku në këto nivele është vështirë të realizohet, pasi edhe Rruga e Kombit që lidh zona, ku trafiku është më i lartë, nuk ka arritur në këtë nivel lëvizjeje”. Çfarë fitohet atëherë nga ky investim, kur po nga Ministria e Transportit thonë se, projekti 35 kilometra kushton 270-300 milionë euro?
s.z

Comments

Submitted by milica (not verified) on

C'fitohet?  Thjesht fare : teknikisht eshte kredi , por ajo qe fitohet e qe s'ka te paguar eshte lehtesimi i jetes se njerzeve qe banojne  ne gjithe zonen dhe po ashtu lehtesimi i kushteve per marredhenie tregtare,turizem, etj me Maqedonine. Edhe kjo eshte nje rrruge kombi se lidh shqiptaret ketej e andej kufirit maqedon. Cfare tjeter duhet per nje rruge?

Ajo qe duhet pyetur eshte c'kuptim ka kjo kritike ?

Submitted by Rrugaci (not verified) on

Ha, haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa !

Rrofte  PARTIA SOCIALISTE me ne krye PARTINE DEMOKRATIKE.

2500 automjete nuk kalojne mesatarisht ne dite ne rrugen e kombit

Submitted by Antipopulisti (not verified) on

Sa here degjoj kete komentin per rrugen e kombit, e tani edhe per rrugen e Arberit, se nuk qenka investim me mend se nuk u fituaka gje me kujtohet nje argument qe jep Chomsky per skllaverine. Po ta shikosh nga treguesit ekonomike heqja e skllaverise ishte katastrofale per ekonomine e madje edhe per jetet e sklleverve te sapo emancipuar (jetegjatesia e shume zezakeve u ul ndjeshem) po afermendesh ky nuk eshte argument kunder skllaverise. Njesoj trafiku si tregues nuk eshte detyrimisht tregues i suksesit ose mossuksesit te nje rruge.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Tamam, rruget me te suksesshme jane ato ku trafiku ehte afer zeros, sepse nuk ka zhurme, udhetohet me qete, numri i aksidenteve ehte me i ulet, e keshtu me rradhe...

Submitted by Antipopulisti (not verified) on

Xhuxhumak, ajo qe po kritikoj eshte syleshtesia e nje gjykimi "racional" se vlera e nje rruge matet vetem me nje indikator te fiksuar ne kohe. Edhe nje here per te hequr paralele midis asaj qe thashe me siper:  jeta e zezakeve, vecanerisht ne jug te amerikes pas heqjes se skllaverise nuk u permiresua ne menyre te menjehershme, perkundrazi. U deshen disa dekada. Por gjykimi per ta bere dicka te tille ishte 'value laden' pra i nisur nga vlera. Njesoj impakti ekonomik ne zone apo numri i makinave qe e perdorin ne dite nuk eshte i menjehershem. Me tutje eshte e nevojshme te shkohet pertej nje paradigme 'kalkulative' e drejt nje paradigme te qenies. Duhet psh. te identifikohen nevojat e verteta e te merret nje vendim i mire-informuar qe mbi te gjitha i shperfaq vlerat tona si polity. Nje rruge nuk eshte vetem optimizim i te ardhurave ekonomike. Fatmiresisht fjala rrugene shqip eshte akoma fjale e 'gjalle'. Kur te mos jete me atehere jemi ne rruge te gabuar.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

I nderuar zoteri, krejtesisht dakord me shume nga gjerat qe shkruani.  Verejtja ime, nese mund te quhet verjejtje, ka te beje me faktin se kur ndertohet nje rruge, qofte ky edhe nje shteg kembsoresh, ne rradhe te pare konsideratat per ndertimin ose jo te saj jane kryesisht ekonomike, pastaj sigurisht qe ka edhe faktore te tjere me shume ose me pak te rendesishem, afatshkurter dhe afatgjate. Ne rastin konkret, mesa kuptoj, rruga do te jete nje segment me pagese dhe ndertuesi dhe bashkeinvestitori kinez, (po e theksoj KINEZ) nuk besoj se pyet shume per faktoret e tjere, me shume interes per ne shqiptaret sic e thoni edhe ju me te drejte. Prandaj edhe ka vene kushtin e trafikut sepse mesa duket vetem keshtu i del hesapi. Pra ai i thote qeverise shqiptare, ju ne e doni rrugen, pervec parave te investimit fillestar, duhet te angazhoheni edhe qe  ne rast te nentrafikut ne rruge te pergjigjeni me kompensimin perkates. Ketu eshte pjesa ku qeveria shqiptare ben hesapin e vet dhe nese faktoret qe permendni ju i konsideron te rendesishem, paguan, ne te kundert u thote kinezeve falemnderit dhe kerkon nje opsion tjeter.

Duke e pergjithsuar me tej diskutimin me lejo te shpreh mendimin qe analogjia me abolicionin dhe rastin e rruges nuk me duket krejtesisht e qelluar. Ne fund te fundit sado e rendesishme te jete nje rruge me cfaredolloj faktoresh nuk mund te barazohet me pasojat imediate apo te largeta ne kohe te zhdukjes se nje sistemi social-ekonomik qe ne themel cenon te drejtat e njeriut, sic ishte skllaveria ne SHBA, apo qofte edhe dikatura e proletariatit ne Shqiperi. Ne keto raste e vetmja gje qe ka rendesi eshte rrezimi i sistemit qe konsideron qenie te dores se dyte nje pjese te bashkesise. Ne kete rast "faktori ekonomik" eshte irrelevant, sepse midis te tjerave eshte vetem nje pjese e vogel qe demtohet ekonomikisht, pjesa derrmuese fiton, qofte edhe ne kuptimin qe nuk vazhdon te humbase, kurse faktori ekonomik ne ndertimin e nje rruge mund te jete determinues deri ne mosndertimin e rruges nqs nuk ka eficience ekonomike, pavaresisht nga faktoret e tjere. Thashe "mund te jete" dhe jo "domosdoshmerisht eshte", dhe kjo ne varesi te shume faktoreve, qofshin keta lokale ose me te shtrire. Gjithsesi secili ka optiken dhe perparesite e tij. Pershendetje.

Submitted by milica (not verified) on

Tamam vertete ...dhe rruget me koti jane pikerisht ato qe nuk kalojne para portes tende !

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.