A është Edi Rama një mosmirënjohës me socialistët?

Postuar në 05 Maj, 2015 03:15
Andrea Stefani

Në librin “Fillesat e Rendit Politik”, Francis Fukajama flet edhe për vështirësinë që ka ndeshur ngritja e institucioneve moderne në vendet e Melanezisë si Papua – Guineja e Re dhe Ishujt Solomon ku ekzistojnë shoqëri të organizuara me fise, ato që antropologët i emërojnë farefisni të ndërlidhura. Fiset, që mund të shkojnë nga disa duzina deri në disa mijëra anëtarë, kanë në krye një të parë.

Kur në vitet ’70 Australia i dha pavarësinë Papua-Guinesë së Re dhe Britania Ishujve Solomon, në këto vende u ngritën qeveri të tipit perëndimor ku qytetarët duhet të votojnë për anëtarët e Parlamentit në zgjedhje periodike pluraliste. Dhe pikërisht në këtë moment u shfaqën problemet që, sipas një tjetër studiuesi të shquar, Hantingtonit, lindin nga që demokracia, e drejta për të votuar apo barazia në pjesëmarrjen politike, ecën më shpejt sesa aftësia që kanë anëtarët e një shteti për t’u bashkëshoqëruar paqësisht. Melanezia ra në kaos të vërtetë! Sepse, sikundër shpjegon Fukajama, shumica e votuesve në Melanezi nuk votojnë për programet politike, por mbështesin të parin e fisit të tyre. Dhe nëse i pari i fisit arrin të zgjidhet në Parlament, ai do të ushtrojë ndikimin e tij politik për të shpënë të mira materiale ekskluzivisht te fisi i vet. Kjo është “Kontrata Sociale” në Melanezi. Politikanët që nuk e zbatojnë këtë kontratë, pra që ndjekin programet dhe politika që synojnë jo thjesht të mirën e fisit që i ka votuar, por të mirën e krejt shoqërisë dhe shtetit, rrezikojnë shumë të humbasin mbështetjen e votuesve të tyre. “Parlamentet e Papua – Guinesë dhe Ishujve Solomon, shkruan Fukajama, nuk kanë parti politike të mirëfillta. Ato janë të mbushura me prijës të shkëputur, secili prej të cilëve bën gjithçka për të sjellë sa më shumë përfitime për rrethin e ngushtë të mbështetësve të vet”.

Sa shtjelluam më sipër, më vijnë ndër mend përherë kur dëgjoj zëra nga elektorati i majtë, jo vetëm ish-deputetë, ish-ministra, deri edhe ish-presidentë që nuk janë më të tillë, por edhe socialistë dhe militantë të kësaj partie që shfaqen të zhgënjyer me Edi Ramën. Dikë se nuk e ka futur në listën e deputetit apo në kabinetin qeveritar, por më shumë të tjerë se nuk ju ka gjetur nga një vende pune në administratën publike. Dua t’i mirëkuptoj shumë prej tyre, përjashtuar ata që mllefin e vjellin për shkak se Rama u ka “rrënuar” karrierën politike, sepse e kuptoj që mund të kenë vite dhe vite pa punë. Prandaj i dëgjoj me trishtim kur rrëfejnë dedikimin e tyre për fitoren e “Rilindjes” dhe kur më në fund shtojnë: Të paktën Berisha i mbante të vetët ndërsa ky mban akoma njerëz të Berishës! Uroj që të gjejnë sa më shpejt një vend pune, por nuk mund t’ju jap të drejtë jo për hallin por për zhgënjimin që shfaqin ndaj kryeministrit Rama sepse, për shembull, nuk paska flakur të gjithë militantët e PD! Shumë mirë ka bërë nëse vërtet janë të aftë për ato vendet e punës që mbajnë! Shqetësim do të qe nëse kjo qeveri do kish vepruar ndryshe! Prandaj nuk mund t’ju jap të drejtë ca zërave të zhgënjyer me Ramën sepse më fanepset Melanezia me traditën e saj fisnore antishtet që është, një e vërtetë e hidhur kjo, edhe kanceri i administratës publike shqiptare në këto vite. Dhe jo vetëm Melanezia por edhe Zululandi i Konicës!

Shumë nga militantët e majtë që sot ankohen, shfaqin zhgënjim, madje dikush edhe mund ta akuzojë Ramën si bukëshkalë, do të kishin një qëndrim krejt tjetër sikur qeveria e Rilindjes të kish imituar qeverinë paraardhëse të Berishës që me fshesë të hekurt, që në muajt e parë, spastroi të gjithë administratën publike nga socialistët. Por kjo do të thoshte njëherazi, që Rilindja të vazhdonte të ecte në dhiaret e antishtetit, ndërsa premtimi i saj ishte krejt i kundërt, ishte që të rilindim shtetin duke ju larguar praktikave tribale që na kujtojnë Melanezinë. Do ta inkurajoja, qoftë edhe me anë të kritikës, qeverinë “Rama” që të përshpejtonte sa më shumë politikat e punësimit, jetike për njerëzit në këto kohë krize. Por nuk do të inkurajoja kurrë rikthimin te praktikat e partisë shtet, ku emërimet në administratë kalojnë vetëm me vulën e seksioneve të partisë. A nuk kritikonte PS në opozitë, dhe me plotësisht të drejtë, faktin që shumë emërime në shtet bëheshin me urdhër, ka pasur edhe dokumente shkresore për këtë, të seksioneve të ndryshme të PD? E si mund të kritikohet sot Edi Rama se refuzon të përsërisë një praktikë të tillë?

Nevoja e shumë njerëzve, të majtë e të djathtë, është për punë. Por nuk është aspak interesi i tyre, që këtë vend pune ta sigurojnë me anë të partisë, duke flakur një tjetër nga ai vend pune. Pikërisht kjo praktikë e fisit, ka mbi dy dekada që e ka shndërruar shtetin në një kurban të vetin dhe veçanërisht, administratën publike. Prandaj ajo është aq e prapambetur aq e ngathët, aq kaotike aq jo profesionale. Të plotësosh nevojat për punë të fisit politik, duke punësuar militantë në administratë dhe duke flakur të tjerë, mund të të mbajë për një kohë të gjatë kryetar fisi, por nuk të lejon kurrë të kontribuosh për shtetin, nuk të lejon të dalësh në misionin apo rolin e një burri shteti. Dhënia fund e politikave të punësimit që i japin përparësi jo meritës, por angazhimit politik, është një nga rrafshet më të rëndësishme të rilindjes së shtetit dhe administratës publike të gërryer nga politikat tribale të derisotme që mund të gjejnë shpjegim deri edhe justifikim në Melanezi, por jo në Shqipërinë që kërkon të integrohet në BE. Prandaj besoj dhe them se Rama nuk është bukëshkalë!

Shqip

Comments

Submitted by XY (not verified) on

Ja qe e paske lexuar ti dhe une o Albi_I.

Edhe kaq mjafton sa per te nistur nje debat, por qe nuk ja vlen nisur nga pyetja retorike qe ti ben.

Tung

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Une or ti miku im XY (ose algjebriku) po te them se nuk mora mundimin te lexoj me shume se titulli dhe si per ai qe shkroi, edhe ai per te cilin shkroi, me kujtoi ate: "Gamor ti, gamor kush t'vuni..."

Submitted by ani (not verified) on

Stefan, pse flet sikur te djathet po i mban ne pune se jane te afte. Po i mbajne ne pune per disa arsye:

1-Nuk i largojne dot te gjithe njeheresh se ju bie kokes Europa

2-Nuk i largojne nje pjese te tyre sepse kane paguar dhe jane lidhur ne pazare(lexo bejne lek bashke) me titullarin e institucionit

3-Nuk i largojne sepse deputet kane marre pare(Aq sa nje drejtoreshe e PS u shpreh: Jam habitur se si Deputete te PS me marrin ne telefon per te mbajtur ne pune ata qe jane(te PD ne shumice) dhe nuk me marrin per nje te PS qe eshte pa pune)

4-Nuk i largojne dot sepse eshte perfaqesues i nje fisi te madh dhe ne fushate nuk kane ku gjejne vota

Ka edhe 100 aryse te tjera por jo ajo qe permend ti zoti Stefan

E degjove pergjigjimin qe i kishin bere rames. Rama "Idealisti".

Stefan te keqen vellai mos shkruaj me keshtu

Submitted by TEA (not verified) on

o andrea nqs ti do kishe humbur punen sepse ishe anetar i PS, dhe megjithese ke fituar gjyqin, nuk te rikthejne ne pune, do ta kishe bere kete shkrim dhe do ishe i kenaqur????????

Submitted by katarakti (not verified) on

Stefan mos be sikur nuk kupton. Njerezit, dhe sidomos socialistet nuk jane çmendur qe te kerkojne te gjithe qe Edi Rama t'i fuse ne pune. Ti genjen dhe mashtron. Socialistet jane te pakenaqur kur shohin se edhe sot  militantet e Berishes vazhdojne te punojne ne shtet, ndersa socialistet enden rrugeve. Dhe qe ta sqaroj per te tjeret, se ti e di, por ben budallain. Kur erdhi Berisha ne pushtet i hoqi pa nje pa dy te gjithe socialistet qe ishin ne vende pune. Si beri Lul Basha ne Bashki! Dhe Berisha i zevendesoi te gjithe profesionistet me militantet e tij. Pra hoqi profesionistet dhe i zevendesoi me militantet. Tani qe erdhi Rama, njerezit, sidomos socialistet, po kerkojne qe padrejtesite te vihen ne vend. pra qe te hiqen militantet dhe te vihen profesionistet. Por Rames as i plas per kete. Sepse ai jo vetem qe  nuk eshte socialist, por me shume eshte edhe mosmirenjohes me brire. Ai vazhdon avazin e tij te Mukes  "pertej te majtes dhe te djathtes" dhe prandaj nuk i behet vone fare per socialistet e mbetur rrugeve. Ke pare ti ndonjehere te permendi Partine Socialiste?! A flet veçse per Rilindje! Dhe qeverine e ka mbushur me çupelina dhe çuna mami tip erjoner qe nuk kane asgje te perbashket me PS-ne. Prandaj socialistet jane te pakenaqur. Dhe kane te drejte.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.