Gurët kilometrikë për Bojaxhiun

Postuar në 29 Prill, 2015 23:31
Eduard Zaloshnja

Gjergj Bojaxhiu u regjistrua dje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si kandidat për kryebashkiak i Tiranës. Ai depozitoi mbi dyfishin e firmave qe i duheshin - rreth 13 800 firma të qytetarëve mbështetës. Ky numër përbën edhe gurin e parë kilometrik që Bojaxhiu duhet të kalojë në garën e tij për Tiranën. Në qoftë se ai nuk arrin të marrë 13 800 vota, gjithkush do ta stigmatizonte si kandidatin që nuk mori dot as votat e atyre që u deklaruan hapur për të (me emër, mbiemër, kartë identiteti, numër telefoni).

Në qoftë se e kalon gurin e parë kilometrik, guri tjetër është tek shifra 32 mijë vota (10%). Në qoftë se arrin shifrën 10%, Bojaxhiu mund te thuhet se e ka kaluar pragun psikologjik për ta shndërruar lëvizjen e tij nga “Ne Tirana”, në “Ne Shqipëria”, duke krijuar keshtu kushtet për t’u futur në garën parlamentare të 2017-ës si një lëvizje politike.

Guri i tretë kilometrik për Bojaxhiun do të ishte shifra 107 mijë vota (33%), e cila do ta regjistronte atë në memorien kolektive si të barabartë me kandidatët e dy partive të mëdha dhe me siguri do t’i jepte atij të paktën vendin e dytë në garë.

Kuptohet që guri i fundit kilometrik për Bojaxhiun do të ishte fitorja, por në këtë rast ai do të arrinte diçka që vetëm një shqiptar e ka realizuar më parë në një bashki të madhe – Bahri Boriçi. Përtej çdo parashikimi, Borici u zgjodh kryebashkiak i Shkodrës në vitin 1996, duke lënë pas kandidatët e përkrahur nga PD-ja apo PS-ja.

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

Mos i ve kaq presion o Zaloshnja, leje te marre fryme njehere, mos fillo dhe ti ti numerosh objektivat.

Te drejte ke, duhet nje 10% ose me shume per te thene me plot goje se ka brum per dicka me shume, po nuk ka nevoje t'ia kujtosh dhe ti.

Submitted by Skeptik (not verified) on

Listen e munguar te kandidateve per ne Keshillin bashkiak, keni harruar ta permendni z. Zaloshnja. Informacion jo pak i rendesishem per elektoratin.

Submitted by Arta. H (not verified) on

Rregullat e demokracise mundesojne nje gje - mundesine te permbysen pritshmerite nepermjet nje sistemi kompeticioni. Nese njerezit do ndalnin tek guret kilomentrike nuk do te mund te shpjegonin as permbysjen e sistemit komunist as ndryshimet politike. Tek ne te gjithe partite kapen pas pushtetit dhe mundohen te bllokojne rrotacionin por ne fund te fundit rregulat e zgjedhjes jane me te forta se rregullimet dhe maskaralleqet elektorale. Prandaj mos te ndalemi tek guret kilomentrike.

Nje gje eshte e siguret. PD-ja dhe kryetari aktual e kane perdorur Tiranen si hangarin e tyre electoral dhe me keq si hangarin e fondeve per kompanite e kunatit. PS nga ana e vet ka vene nje person pa edukim formal dhe pa eskperience pune.  Eksperienca per te vjelur fonde e per te thene fjale te bukura mund tja kete marre mendte Rames por njerezit nuk jane copa thesi. Eskperienca ne ministrine e fundit eshte e tera per tu pare. Shume ligje qe jane bere shpejt e shpejt jane copa letre qe kane marre miratimin e eskperteve te huaj, por jo eskpertizen dhe nevojat e brendshme. Kjo eshte cfare ka ndodhur ne shqiperi ne 20 vjet me rezultate shume negative. Prandaj kandidatete te pavarur kane mundesi reale. per me teper nuk po flasim per kandidate cfaredo por nje nga njerezit e pakte qe kane provuar se mund tu bejne rezistence presioneve partiake dhe kane eskperience menagjeriale shume te lakmueshme.

Une kam punuar me zotin Bojaxhi ne nje institucion ku te gjithe punonjesit kishin kapacitete por mbyteshin ne kafe e ne cigare se si duket aty beheshin punet. Vetem zoteria ketu rrinte pingul ne zyre duke bere punen dhe ta bente punen me pak fjale por me nje shpejtesi dhe aftesi te papare ne kushtet e shqiperise.   neperjmet kandidateve si Bojaxhiu qe per te thene te drejten jane shume te paket, mjat shqipetare te lodhur nga korrupsioni qe gelon neper kafet afer institucioneve do zbulojne nje mynyre te re te beri pune qe do ndryshoje shume mentalitetin! Une kam nje enderr -te shoh ne vende drejtuese persona te tille qe flasim pak e dalin pak ne televizor por bejne punen ne mynyre te perpikte dhe korrekte!

Submitted by Arta. H (not verified) on

Demokracia ka nje virtyt -mundeson pasiguri ne mbajtjen e pushtetit dhe nderrimin e politikaneve. Nese do mbetemi tek guret kilometrike nuk shpjegohet dot as pse njerezit ndryshojne sistemet as pse votojne per ndryshim figurash. Sigurisht tek ne te gjitha partite duan ta mbajne sistemin fort por democracia dhe rotacioni politik ka funsionuar pamvaresisht pazallarqive te ndryshme per te mbajtur pushtetin ne dy krahet e politikes.

Ne kete rast Tirana eshte e ngopur me PD qe e ka konsideruar qytetin si hamgar pushteti ose me keq si hangar fondesh per firmat e kunatit te Bashes. PS nga ana tjeter ka propozuar nje kandidat me profil shume te dobet arsimimi dhe eksperience profesionale. Eksperienca per te vjelur fonde nuk eshte eksperience shume e dobishme ashtu sic nuk eshte investimi ne fjale te bukura e imazhe televizive.  Persa i perket sukseve imagjinare per te bere ligje te shpejta ne ministrine qe ka drejtuar dhe kjo nuk duhet shume. Ne shqiperi jane bere shume ligje te shpejta me ekspertize nga jashte por qe nuk jane diskutuar dhe pjekur nga brenda si rastet e ligjeve te Veliajt por qe nuk kane shkuar gjekundi.  Prandaj personazhet si Bojaxhiu ofrojne nje alternative te re dhe shume relevante ne kete pike te tranzicionit. per me teper nuk po flasim per kandidate cfare do por nje nga personat e rralle qe ka mundur ti beje rezistence presionit politik dhe ka nje bagazh profesional shume te cmushem per shqiperine.

Une kam punuar me zoterine ne nje institucion ku shume persona kishin kapacitet por e mbysnin kohen ne kafe se si duket aty beheshin punet. Vetem Bojaxhiur rrinte pingul ne zyre dhe mundesonte zgjedhjen e problemeve pa shume fjale dhe me shume precision. Une kam nje enderr- te shoh ne vende drejtuese ne kete vend persona qe flasim pak e dalin pak ne televizor dhe bile nuk kane karizem fjalamanesh, por qe bejne punen me korrektesi, pergjegjesi dhe precision. nje person i tille ka mundesi te ndryshoje shume gjera dhe per mendimin tim eshte i vetmi kandidat qe mund te tregoje se demokracia funksionon pamvaresisht gureve kilomentrike

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.