A duhet çliruar edhe Ben Blushi nga "barra e kontratës me PS"?

Postuar në 21 Prill, 2015 14:41

Me fjalimin për “Funeralin e Rilindjes” Ben Blushi parashkroi distancimin nga ekipi i socialistëve që mbështesin Edi Ramën në programin e rimëkëmbjës së vendit përmes asaj që rëndom artikulohet si Rilindje Shqiptare. Blushi nuk I kurseu kritikat e mprehta për qeverinë dhe përfaqësuesit e saj, shumë prej të cilave në rrjeshta i adresoheshin njëshit të Partisë Socialiste dhe rrethit që ai ka rrotull vetes. Edhe pse nuk atakaoi emra konkretë drejtorësh apo ministrash siç bëri Tom Doshi në deklarimet e tij publike, kritikat e Blushit ishin një goditje edhe më e fortë për Edi Ramën dhe kastën e re të pushtetit socialist. Kjo jo vetëm sepse kritikat vijnë nga një anëtar i kryesisë dhe eksponent me peshë në Partinë Socialiste, por edhe sepse në thelb pakënaqësia e Blushit nuk duket të jetë personale si në rastin e Tom Doshit, por një qëndrim politik që lidhet me filozofinë më të cilën Edi Rama po qeveris vendin. Kur Tom Doshi doli publikisht me akuzat se qeveria po punon keq dhe se drejtorët e emëruar prej saj janë mbërthyer nga arroganca, Edi Rama tha se Tom Doshi duhej çliruar nga barra e kontratës me Partinë Socialiste dhe kjo u shoqërua me përjashtimin e tij nga grupi parlamentar. “Shpullat” e Blushit janë akoma dhe më të forta për qeverinë dhe rracën e re të socialistëve që drejtohet nga Edi Rama, sesa shatntazhi i Tomës. Pyetja që shtrohet është se a duhet aplikuar i njëjti standard  që u ndoq me Tom Doshin, i cili u bë viktimë e rregullave të partisë dhe ndëshkimit shembullor nga kryetari? Fakt është se deri më tani as kryesia dhe as grupi parlamentar i Partisë Socialiste  nuk janë mbledhur për të diskutuar mbi qëndrimet e shfaqura publikisht nga Bushi që rëndojnë mbi  mazhorancën. Madje shumë deputetë nuk guxuan as t’i komentojnë deklaratat e tij kur u pyetën nga mediat. Edhe Rama ngjan të mos jetë  aq i shqetësuar me rebelimin e Blushit sa në rastin Doshi, të cilit i tregoi derën në emër të ruajtjes së kohezionit në familjen socialiste. Me qëndrimin që kryetari i PS po mban ndaj kritikave të deputetit të Korçës po lë të nënkuptohet se për Blushin po aplikon një tjetër standard. Një përjashtim eventual i Ben Blushit mund të ishte me pasoja për PS-në dhe Edi Rama ndoshta I druhet një shkizme të tillë.  Megjithatë standardet duket se nuk bëjnë pjesë në rregullat e lojës Brenda Partisë Socialiste kur vetë Edi Rama si kryetar i forcës politike që drejton nuk i nënshtrohet zgjedhjeve të brendshme siç e parashikon statute.  Një shkelje e rëndë për të cilën është kritikuar edhe nga Blushi dhe që po t’i referohemi  precedentit Doshi do të mjaftonte për ta çliruar edhe vetë Ramën nga barra e kontratës me Partinë Socialiste.

l.mitro

Comments

Submitted by Prometheus (not verified) on

Blushi problemin se ka me qeverine por me Ramen,ashtu sic nuk ka asnje problem me PS-ne por prap me Ramen...problemi eshte qe eshte Rama ne krye te te dyjave dhe jo ky vete. Se duron dot faktin qe nuk e pjerdh njeri,as mbas ketij shkrimi...dhe as ne shkrimet e tjera.

Submitted by Albi_I (not verified) on

Si guxon ky Blushi te kete ambicie?!!! Ne parti vetem Rama dhe Vilajetet e tij lejohet te kene ambicje!

Submitted by Nelo Cipini (not verified) on

Kete shenimin gazetaresk duket sikur e ka shkruar vete Blushi dhe e ka nenshkruar 'l.mitro'

Sinqerisht nuk e kuptoj kete pasion te ca gazetareve per te shkruar hartime opozitare ne  vend te  analizojne realitetin. Nuk kuptoj perse e demtojne veten kaq rende duke bere propagande per trushkulur.

Submitted by kevinjon (not verified) on

Z. Prometheus, fakti qe Ben Blushi eshte deputet dhe deputeti zgjidhet si i tille per te perfaqesuar elektoratin e vet, pavaresisht praktikes direkte (senatoriale) apo indirekte te gares (lista partiake) e ben z. Blushi automatikisht perfaqesues dhe mbrojtes se interesave popullore. Fakti tjeter qe z. Blushi eshte eksponent i larte i PS-se dhe ka peshen e perfaqesimit dhe mbrojtjes se interesave te nje pjese te anetareve qe besojne, kerkojne dhe mbeshteten nga e tek z. Blushi e ben ate si Eksponent llogari-kerkues e perfaqesues indirekt te interesave popullore.

Pra pyetja e pare qe shtrohet eshte: a ka te drejte nje eksponent i larte i nje Partie ne nje sistem demokratik te kerkoje llogari dhe te shpalose kendveshtrimin e tije si njesi e pavarur por edhe ne linje te interesave brenda-partiake? Mendoj se pergjigja eshte padyshim nje PO e madhe!

Pyetja e dyte qe shtrohet eshte: Kur nje Politikan kritikon, brenda dhe konform detyres se tije, a duhet te marre njehere aprovim nga i kritikuari apo edhe nga ata qe mbeshtesin te kritikuarin qe te mos damkoset si i "inatci" ...edhe pse z. Blushi eshte shume i qarte ne qendrimet e tije qe, ne cdo rrethane nuk te lejon te besosh ne qefmbetje personale apo te tilla te nje politikani i nivelit "interesxhi"?

Dhe pyetja e trete dhe e fundit eshte: Mbyetja e zerit kritik brenda partive apo mbytja e zerit kritik ndaj qeverise i ben mire demokracise apo keq? Nqs. i ben keq atehere kujt i ben mire? pervec diktatures brenda partise apo nenshtrimit pa kushte ndaj qeverisjes? e kunderta: Nqs. i ben mire atehere perse vlen kjo e mire kur disa si puna teje z. Prometheus mendojne se kritika nuk duhet te kete vend ne jeten politike apo edhe ne fund fare edhe te zhduket si element vet-korrigjues i cdo shoqerie qe kerkon perparim?

Zotin Blushi mund ta kritikosh edhe ti per ate qe perfaqeson. Biles edhe per qendrimin e tije deri dje qe doemos ka edhe ai pjesen e vet ne fajin kolektiv brenda partise socialiste por nuk mund te bindesh kerkend ketu ne web me llogaritje qefmbetje per nje politikan qe dallohet qarte se perpara interesit te vet ka vene e po ve interesat e partise se tije ne aspektin ideollogjik e mekanizmen e qeverisjes.

As une nuk e honeps dot z. Blushi por per arsye fundamentale te kendveshtrimit tim. Ai eshte pjese e partise qe mashtron sot e 60 vjet cdo dite ne Shqiperi. Hakun e arsyes ama dhe qendrimit ne konteksin brenda PS-se dhe ne raport me pritshmerine e shoqerise ndaj qeverise nuk mund as une tja mohoj. Shpirti dhe botkuptimi social, politik e demokratik nuk ma lejon nje gje te tille.

Diten e mire!

Submitted by Albi_I (not verified) on

Mire mire, po ju te Sales keni pak goje me fol per liri e demokraci ne parti se Rama ate Berishen tuaj ka kopjuar.

Submitted by Prometheus (not verified) on

Se mora vesh perse more mundimin te me kthesh pergjigje kur nuk ta kerkoi njeri! Plus qe nuk kuptoj si mund te marresh mundimin te shkruash  nje qilim-hartim per nje parti qe ka mashtruar prej 60 vjetsh,dhe nuk merresh me tenden qe ka shkerdhyer prej 25 vjetesh!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.