Avokatët e Tom Doshit aludojnë se Ilir Meta po ushtron presion mbi policinë shkencore për të vonuar ekspertimin e lap-topit të deputetit

Në një reagim të shpërndarë për mediat avokatët Vladimir Meçi e Ferid Muçaj hedhin dyshime të forta se procesi ndaj klientit të tyre Tom Doshi po zvarritet për shkak të presioneve politike. Ata aludojnë se pas këtyre presioneve qëndron kryetari i kuvendit, Ilir Meta, duke hequr paralele me akt-ekspertimet që janë bërë në të kaluarën. “Ndersa me shpejtesi marramendese u kerkua qe te vihet nen arrest, kane kaluar afro tre jave qe ekspertet e Drejtorise se Policise Shkencore, nuk kane kryer nje akt ekspertimi. Me të drejtë, shtrohet pyetja: Nuk janë ne gjendje, apo ka arsye te tjera qe i pengojne te japin nje konkluzion persa është kërkuar nga prokuroria?! Urojmë dhe shpresojmë që struktura përgjegjëse për këtë ekspertim dhe drejtuesit e saj, të mos jenë nën trysninë e ndonjë presioni, që nuk do të ishte i ri tashmë për këtë cështje. Nuk do të donim të dyshonim se paanësia dhe objektiviteti i drejtuesve të kësaj strukture, është i ndikuar nga ndonjë konflikt interesi me detyra ekspertimi të mëparshme të kryera prej tyre. Gjithashtu nuk do të donim që ndikimi i të tillë drejtuesve të mos jetë shkaku për vonesat në konkluzionet e eksperteve. Por ecuria e ngjarjeve, po na detyron në fakt të ngremë dyshime” thuhet në deklaratë. Avokatët Vladimir Meçi e Ferid Muçaj shprehen se kanë kaluar mbi dy javë që klienti i tyre ndodhet në arrest shtepie, i penguar të ushtrojë funksionet e tij si i zgjedhur dhe si deputet i parlamentit shqiptar. Ata theksojnë se gjatë gjithë kësaj kohe atij nuk i është komunikuar një akuze konkrete dhe se ende nuk është thirrur që të japë versionin e tij të ngjarjes. Avokatët shprehen se pa një akuzë zyrtare askush nuk mund të mbahet në kushtet e arrestit, qoftë ky edhe shtëpiak dhe në asnjë mënyrë një deputet, i cili ka detyra publike të cilat ka detyrimin t’i ushtrojë i lire dhe i papenguar. Sipas tyre, tashmë evidente se procesi ndaj deputetit Doshi, është i ngarkuar me prapavija qartazi politike, i kryer në shkelje flagrante të ligjit, në dhunim të hapur të garancive që duhet të gëzojë çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë.
l.m
Comments
Sigurisht, Toma e ka marre
Sigurisht, Toma e ka marre vesh se kush e ka klanin m_f__z me te forte.
Add new comment