Zgjidhja e krizës politike në Maqedoni, raundi i dytë i negociatave në Bruksel do të zhvillohet pa shqiptarët

Të mërkurën raundi i dytë i negociatave pa shqiptarët. Kwshtu raportoin agjencia e lajmeve “INA”. Sipas saj, në Bruksel të mërkurën është paralajmëruar raundi i dytë i negociatave në Bruksel për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni. Në këto negociata do të ulen përfaqësuesit e dy partivë më të mëdha maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM. Edhe në këtë raund të dytë nuk është paraparë ndryshimi i formatit apo ftesa për ndonjërën nga partitë shqiptare, edhe pse ato së fundi kanë bërë thirrje për përfshirjen e tyre. Po sipas “INA”-s përfaqësuesit e VMRO-DPMNE dhe të LSDM-së në këto bisedime të ndërmjetësuara nga treshja e eurodeputetëve Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe Riçard Hovit kanë shprehur qëndrime kontradiktore duke mos gjetur asnjë pikë të përbashkët. Bisedimet janë ndjekur edhe nga zyrtarët e lartë të Komisionit Evropian Kristina Grau dhe Dejvid Kulen.
Comments
Mire e bejne. Kane shume te
<p>Mire e bejne. Kane shume te drejte. Shqiptaret jane rrota e peste e karroces. Asnjeri nuk ka nevoje per ta. Vetem Thaçi, Ahmeti e kompani kane nevoje per veten e tyre. Qe te mbeten gjithmone deputete dhe te lepijne ndonje kocke qe u hedhin maqedonasit...</p>
Add new comment