Arroganca e drejtoreshës së Lojrave të Fatit, një model që sfidon edhe kuvendin..

Postuar në 10 Prill, 2015 11:19

Seanca e sotme dëgjimore e Komisionit të Ligjeve tërhoqi më së shumti vëmendjen jo për projektligjin për të cilin diskutohej, atë për “Lojërat e Fatit”, por për debatin e krijuar mes kryetarit të këtij komisioni, Fatmir Xhafa dhe drejtoreshës së Lojrave të Fatit në Ministrinë e Financave, Luneda Sufali. Kjo e fundit, në ndryshim nga sa e përmban rregullorja e seancave dëgjimore në komisionet parlamentare për zyrtarët e thirrur në kuvend tejkaloi etikën dhe doli jashtë kornizave që lejon rregullorja në raste të tilla. Rregullorja parashikon që çdo zyrtar i thirrur në pozicionin e relatorit të një projektligji apo si titullar i institucionit përkatës që preket apo që ka hartuar ndryshimet ligjore merr fjalën sa herë i jepet nga kryetari i komisionit ose sa herë i drejtohen me pyetje anëtarët e Komisionit. Replikat që drejtoresha e Lojërave të Fatit, Luneda Sufali shkëmbeu me kryetarin e Komisionit, Fatmir Xhafa i ngjasuan më tepër një debati personal që nuk e lë pa përgjegjësi zonjën “Sufali”, e cila si titullare e një institucioni shtetëror prezantoi modelin e një zyrtari arrogant dhe fodull, që deri më tani nuk e kemi hasur, të paktën në shfaqjet publike të drejtorëve apo drejtoreshave  të përzgjedhur nga kryeministri Rama në poste me rëndësi. Në raportimin nëse mund të quhet kështu reagimi i zonjës Sufali në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, ajo shpërfilli normat që i kërkon rregullorja dhe nuk kurseu ironinë me kryetarin e Komisionit. Përballë këtyre kundërthënieve lind pyetja se nga buron arroganca e një titullare institucioni, aq më tëpër brenda zyrave të Kuvendit të Shqipërisë? A do  të kishte guxuar ndonjë zyrtar tjetër i shtetit  të trajtonte në këtë mënyrë komisionet parlamentare. Të paktën ky nuk është modeli që kryeministri Rama ka deklaruar publikisht se do të përfaqësojë zyrtarin e shtetit, të cilin vetë ai e ka parë dhe e ka përkufizuar  si shërbëtor të qytetarit. Nisur nga këto qëndrime që kryeministri Rama ka mbajtur është e vështirë të thuhet se zonja Sufali sillet në këtë mënyrë me miratimin e kryeministrit, por ka gjasa që ajo të abuzojë në emër të tij. Dhe pyetja tjetër që shtrohet është se nga e i burojnë këto garanci drejtoreshës  së Lojrave të Fatit dhe në emër të kujt interesave, të saj personale apo të institucionit që drejton shfaq këtë arrogancë në kuvend. Ajo që ishte e dukshme në komision ishte mbështetja që zonja Sufali  pati nga ministri i Finanncave, Shkëlqim Cani, i cili nxitoi ta quajë shaka sjelljen e saj përballë Kryetarit të Komisionit të Ligjeve, detaj ndoshta tregon diçka mbi sigurinë zonjës Sufali për postin që ajo mban. Ky debat vjen në një kohë që në komisionet parlamentare po diskutohen disa ndryshime në projektligjin për “Lojrat e Fatit”, për të cilin ka patur debat për një nen dhe interesat që ai mbron. Bëhet fjalë  për futjen në ligj edhe të shërbimit të “kazinosë elektronike në distancë”, pra të zhvillimit të lojës online nga kompjuteri, kudo qoftë lojtari. Ministria e ka pranuar faktin që lojrat elektronike online janë përdorur, por që kanë qenë të pakontrolluara. Për këtë shkak në projektligjin “Për lojërat e fatit”, (nenet 2,3,5, 6, 9 dhe 10) është shtuar si kategori loje fati “kazinoja elektronike në distancë”, duke parashikuar dhe mënyrën e licensimit, kontrollin dhe tatimin mbi këtë kategori. Kjo pikë është kundërshtuar nga grupet e interesit që gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Ekomisë thanë se ndryshimet ligjore  shkatërrojnë tregun e kontrolluar dhe nxitin lojrat online, të cilat kanë më pak mundësi mbikqyrje. Grupet e interesit i kujtuan shtetit edhe xhiron vjetore prej 33 milione euro që gjenereon ky aktivitet. Ndryshime ligjore në igjin Për Lojërat e Fatit, nismëtarët e saj dhe efektet që do të kenë në tregun e lojrave të fatit janë një temë që ResPublica po e ndjek me hollësi dhe në vazhdim do ta trajtojë atë me gjerësisht për lexuesit.

l.mitro

Comments

Submitted by ELBASANLLIU (not verified) on

Eshte  drejtoreshe e lojrave te fatit per gjithe Shqiperise goca, jo shaka. Cfare eshte deputeti para saj. Ajo mer rroge mujore nga cdo kompani bastesh. Prandaj dhe i thote Fatmir Xhafes:- Rri o Fatmir, cfare me di mua ti, pastruese? Po deshe dil jashte vet.

Edhe ministri i financave rrinte sus para saj. Kushedi se me sa  ja ka mbyllur gojen.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Po kjo kush eshte? Motra e Spiropalles? Keto sikur i ka pjelle nji none te gjitha, po ai turi, po ai qendrim, po ajo arrogance qe mesa duket vjen nga ndjenja e paprekshmerise qe kane, deri sa mbledhin zahiren qe u duhet dhe pastaj dorehiqen per arsye FAMILJARE, boh!

Submitted by iqeshuri (not verified) on

shikoni pak qeshjen e kesaj rrushit. rehat fare. ka lezet kur ke me vete te parin.

Submitted by antipicka (not verified) on

Kudos Respublica per kete informacion dhe qendrimin qe mban!!!!

Pozicionin-lajm te kesaj Sufalit, e lexova sot edhe ne gazeta te tjera.

Respublica, keni ngritur pyetjet korrekte! Ku e gjen guximin kjo "drejtoreshe" te ironizoje, dhe ke pa, nje Kryetar Komisioni? Ju te Respublica's  hiqni mundesine qe "mburoja" e saj te jete Rama. Une mendoj, dhe besoj, se eshte vete Rama! Kjo gje, tani qe lajmi eshte bere publik, do te duket ne qendrimin qe do te mbaje Rama. Para ca kohesh, Rama eshte shprehur qe cilido zyrtar qe do kapet ne korrupsion, shkelje ligji, apo sjellje antiligjore, do vihet para pergjegjesise!!! Ne nje vend tjeter, Amerike apo BE, nje zyrtar i ketij niveli, jo qe nuk do te sillej keshtu, por nuk do te arrinte dot te mendonte, le me ta shqiptonte setin e fjaleve te perdoru nga Sufala! Sepse do ta kapnin pernjeheresh dhe do ta nxirrni jashte jo per bythe, por prej p****!!!! Rama dhe grupi i tij po sillet njelloj si Berisha  dhe klika e tij! Personalisht kam zhgenjimin me te madh ndaj Rames, jo thejsht ne qendrimet dhe deklaratat e tij, por me se pari ne veprimet e tij!!! Ne fillim njerzit ndeshkuan PD-ne; tani mesa duket po i afron rradha ndeshkimit te Edi Rames! Cdo gje vonon, por nuk harron, nuk mungon!!!!!

Submitted by Papamihali (not verified) on

Nuk eshte turp te jesh pastruese. Nuk eshte as per tu tallur. Po ku e di ti z.Sufali, si vajze e Partise qe je nuk te lejohet te shohesh me larg se hunda jote. E ka dashnore ndonje i forte te PS-ja kete? Se edhe ministri nuk guxoi tia kthente nje fjale te vetme.

Submitted by Anonim123 (not verified) on

Per sa kohe ta shkruani Kuvendin me te vogel keshtu do te jete kjo pune!!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.