Deklaratat e kryeministrit, reagon ambasada e SHBA: “Të gjitha vendet që punojnë për anëtarësim në BE duhet të qëndrojnë larg nga gjuha që nuk e çon përpara këtë synim”

Postuar në 09 Prill, 2015 15:05

Ambasada e Shteteve të Bashkuar të Amerikës në Tiranë ka reaguar sot rreth deklaratave me tingëllim nacionalist të kryeministrit të Shqipërisë, që theksoi opsionin e bashkimit klasik mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në një prononcim për “Zërin e Amerikës”, një zëdhënës i ambasadës dha këtë koment: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbështesin fort aspiratat për në BE, të të gjitha vendeve në Ballkanin Perendimor dhe mirëpresin riafirmimin nga BE se këto vende ndajnë një perspektivë të qartë europiane. SHBA besojnë se të gjitha vendet që punojnë për anëtarësim në BE duhet të qëndrojnë larg nga gjuha që nuk e çon përpara këtë synim të përbashkët dhe duhet të vazhdojnë të punojnë drejt forcimit të bashkëpunimit rajonal. SHBA mirëpret garancitë që ka marrë nga qeveria e Shqipërisë se deklaratat në fjalë synonin vetëm të theksonin rëndësinë që ka integrimi në BE për shumë vende të Ballkanit". Nëse e lexojmë drejt, këto deklarata i japin edhe deklaratave të kryeministrit një karakter taktik dhe synojnë përforcimin e nevojave të Shqipërisë për të përshpejtuar hyrjen në BE. Do duhet shtuar se reagimet e aktorë e të ndryshëm ndërkombëtarë pasojnë edhe kundërveprimin zyrtar të palës serbe.
s.z

Comments

Submitted by Papamihali (not verified) on

Te gjithe e dime se kete deklarata jane per konsum te brendshem. per fat te keq. Ata qe duan te bejne bashkimin kombetar e kane pjese te veprimtarise politike te perditshme dhe nuk kane nevoje per deklarata ne TV.

Megjithate, "miqve nderkombetare" si puna e ketyre me lart ju duhet thene te shohin punet e tyre dhe raportet e dyanshme, jo se ku, kur, apo si do integrohen apo bashkohen shqiptaret. S'paskemi te drejte as ta permendim bashkimin kombetar se na zemerohet Tanjugu apo ambasada amerikane?

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Sa trima u bene tani shqiptart "patriot" !!!!!!

Po te mos ishte NATO, Millosheviqi do te kishte qendruar kembekryq ne Prishtine dhe kosovart (shqiptart e Kosoves) qe iken ne Shqiperi, nuk do te ketheheshin ma ne Kosove ashtu siç nuk jane kethyer ma ne çameri.

Mblidhni mendjne o (disa) shqiptare se s'keni asgje ne dore derisa merrni financime nga Europa sepse nuk dini as te qeveriseni.

Submitted by Anonimi (not verified) on

Po mos ishte NATO ndoshta nuk do kishte fare Milloshevic dhe Kosova do ishte pjese e Shqiperise qe heret. Po mos ishte NATO edhe Cameria nuk do ishte zbrazur. Ty te behet qejfi per camet dhe kosovaret qe moren arratine, po lexo pak me shume se historia nuk fillon ne vitin 1999.

Submitted by shume larg (not verified) on

Duket qe qeke bo llulle fare." Po te mos ishte NATO nuk do kishte fare Milloshevix dhe Kosova do ishte pjese e Shqiperise". Je ne metro ti, c'thua o i cmendur. Jugosllavia ka qene pjese e Traktatit te Varshaves, car pune ka NATO ktu. Po me sa duket ti paske akoma sindromen e xhaxhit qe shifte konspiracion dhe armiq dhe kur i interesonte antaret e Traktatit te Varshaves dhe NATO i bente bashke. Ke shume te drejte ne kete pike, qe historia nuk fillon ne vitin 1999, po ti nuk ja paske haberin nga historia fare. Vetem futu online dhe futja kot.

Submitted by Anonimi (not verified) on

Frankeshtajnin me emrin Jugosllavi e krijuan po ata qe e prishen. Ka pasur Jugosllavi edhe para traktatit te Varshaves. Ne 1999 interesat amerikane apo te NATO-s perkuan me aspiratat e kombit shqiptar. Kjo nuk do te thote se kane ndonje ndjenje metafizike per ne, apo se duhet tu rrime perjetesisht lepe-peqe. Kete dua te them une. Interesat kombetare duhet ti vendosim vete. Ambasadat jane ketu per interesat e tyre kombetare.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Po te mos ishte NATO, thote anonimus, do te ishte Turqia. Pra Shqiperia e Madhe do te na ishte nji Turqi e Vogel.

Prandej i coptuan trojet shqiptare.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.