“Dita” hedh dritë mbi arsyet e një konfliktit të heshtur të ministrit Bushatit me ambasadoren e BE-së në Tiranë

Postuar në 08 Prill, 2015 01:51

Gazeta “Dita”, në një shkrim të botuar sot thotë se Romana Vlahutin, që është dhe ambasadorja e re e BE-së në Tiranë, nuk ka qenë mjaft e pranishme në mediat tona ashtu sikurse ka ndodhur me ambasadorët para saj. Por megjithëse ajo është përpjekur të qëndrojë larg mediave nuk ka mundur t’u shpëtojë mediave një konflikt i heshtur i saj me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati. Siç raporton “Dita” që prej ardhjes së saj në Tiranë Vlahutin ka “zemëruar” së tepërmi ministin Bushati. Arsyeja e zemëratës se Bushatit është veprimi i Vlahutin sapo hyri në zyrën e saj në Tiranë. Vlahutin menjëherë pushoi disa prej bashkëpunëtorëve të vjetër dhe një ndër ta ishte këshilltarja juridike që për koincidencë është gruaja e ministrit Bushati. “Dita” thotë se nuk dihet nëse Vlahutin e pushoi zonjën Bushati për të shmangur një konflikt interesi apo për shkak të profesionalizmit të saj, por këtë gjë duket se nuk e ka kapërdirë ministri Bushati. “Dita” në shkrimin e botuar prej saj arsyeton gjithashtu se “ndërsa rruga drejt Europës për Shqipërinë është në fazat e saj më të rëndësishme, një incident që mund të konsiderohe paksa banal, e bën edhe më të vështirë komunikimin politik midis Bushatit dhe të dërguarës së BE në Shqipëri”.

Comments

Submitted by tefiku (not verified) on

<p><em>që për koincidencë është gruaja e ministrit Bushati</em> - te gjitha koincidencat djemve te Partise u ndodhin, e keni vene re apo jo.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.