"A keni patur përvojë më parë?”. Përgjigjet E. Spiropali: “Kjo pyetje është klishe atavike e kohërave diktatoriale...Për ta bërë mirë një punë, nuk lipsen kaq e aq vite pune, por njohje e asaj pune!!!”

Postuar në 07 Prill, 2015 13:02

Elisa Spiropali, ish-drejtoresha e Doganave, është shfaqur sërish në media me një intervistë në “Shqiptarja.com”. Përveç ligjëratëve të drejta për sukseset në punën e vet, Spiropali, i ka dhënë një përgjigje origjinale edhe pyetjes mëse logjike: “Kishit patur më parë përvojë në administratën shtetërore?”. Ja përgjigja: “Kjo pyetje është klishe atavike e kohërave diktatoriale, thelbi paradoksal i kuptimit pa kuptim i së cilës mund të shprehet kështu: "Nuk mund të nisësh asnjë punë, nëse atë punë nuk e ke bërë edhe më parë". Ka pa fund shembuj në botë të të sapodiplomuarve të suksesshëm në detyra të larta dhe tepër të larta shtetërore, të tjerë prej tyre që komandojnë me sukses kompani apo sipërmarrje të rëndësishme shtetërore apo private, si dhe që iniciojnë apo shpikin biznese të tyre tepër të suksseshme. Me përjashtim të Shqipërisë, kurrkund në botë nuk bëhet kjo pyetje, madje as që e mendon kush. Për ta bërë mirë një punë sado të rëndësishme, nuk lipsen kaq e aq vite pune, por njohje e asaj pune, dashuri për atë punë, energji, vullnet, dedikim, sakrifikim për të pasur rendiment në atë punë, cilësi, kushte këto të cilat unë, që kam një shkollim dhe përvoja disavjeçare politike, besoj t'i kem plotësuar. Jo sepse këtë po e pohoj vetë, por sepse, sa kohë që ata që më emëruan nuk presin dështimin, por suksesin e punëve, nuk mund të mos kenë qenë të bindur në cilësitë dhe aftësitë e mia”( http://www.shekulli.com.al/p.php?id=238901 ). Tani, ish-drejtoresha në fjalë deklaron se “nuk lipsen kaq e aq vite punë”, për të shtuar më tej “por njohje e asaj pune”. Si mund të njohësh një punë, kur nuk e ke bërë asnjëherë këtë punë? Pa dashur që të biem edhe ne në kurthin e ndonjë atavizmi apo klisheje të diktaturës, përgjigja që mundet të japë logjika është: të kesh punuar. Por ndoshta vlen këtu përvoja sui generis shqiptare, e cila ndonëse e bezdis shumë ish-drejtoreshën me pyetje të tilla, i vjen në ndihmë me modelet e suksesit të njerëzve që nuk kanë bërë asgjë në këtë Dynja, përveçse kanë punuar si deputetë e pastaj ministra e kryeministra. Pandeli Majko, Ilir Meta, janë vetëm dy shembuj të njerëzve që thjesht mbaruan shkollën dhe nderuan Nënën Shqipëri me kontributet e tyre në drejtim. Spiropali ka pra shembuj plot në vendin tonë, te të cilët të paktën mund të gjejë albinë. Duke korrigjuar sadopak logjikën bazike, elementare, të pjesëve të fjalive të përbëra si ajo e sipërcituar. Jo pa interes është vazhdimi i arsyetimit: “Për ta bërë mirë një punë sado të rëndësishme…lipset...dashuri për atë punë”. Ngjan e çuditshme që një i sapodiplomuar apo me formim mirëfilli politik, siç shprehet Spiropali për veten, të dashurojë një pozicion si ai i Drejtorit të Doganave, edhe pse pa paragjykuar duhet të pranojmë se...”rrugët e Zotit janë të pafundme”. Çfarë ka rëndësi është raporti që rreken të krijojnë fjali të tilla me lexuesin, raport i një imazhi të pavërtetë. Një pozicion si ai i drejtorit të Doganave është shans dhe përgjegjësi e madhe, por edhe zgjedhje politike e ekipit drejtues që vjen në pushtet. Këtë e kuptojnë të gjithë, ndaj është fyese, por edhe zbavitëse njëkohësisht kjo “sfilitja” për ta shitur atë si një gjetje për të cilën do të duhet të krenohemi të gjithë. Aq më tepër që qeveria aktuale po bën përpjekje shumë të mëdha(dikur të paktën) që të promovojë konkursin si metodë përzgjedhëse. Spiropali, njësoj si kolegia e vet e Tatimeve u katapultuan në pozicionet në fjalë. Shumë mirë, dikush do ta bënte atë punë. Mund të flitet për përvojën aty etj., por siç është ajo shprehja e njohur: “Pa moral ju lutem...”.
s.z

Comments

Submitted by Dr. John (not verified) on

Pergjigja Spiropalit eshte aq e pavertete sa edhe idiote. Kjo duhet ta dije mire se ka qene edhe ne Amerike ku ne rast se nuk ke experience duhet ta krijosh ate, duke punuar disa vite si Junior pastaj mund te kerkosh per pozicione Senior. Kjo vlen qe nga pastruset dhe kamarierat e deri te CEO. Dhe nuk ka asnje shembull qe kjo i referohet ne pergjithesi ne kapitalizem qe te drejtoje nje institucion te larte shteteror apo privat pa patur eksperiencen e duhur sado qe ta dashuroje punen. I bej te ditur Spiropalit se edhe une e dashuroj shume punen e Drejtorit, Ministrit dhe Kryeministrit, por s'ma dhane mua ta bej por ta dhane ty. Pra duhet te kete qene dicka me shume se dashuria per punen qe Spiropalit nuk i vjen per shtat ta thote e ta pranoj.

Submitted by ELBASANLLIU (not verified) on

Po moj Spiro, po. Por njerzit qe une kam ne Vlore dhe qe punojne ne doganen e Vlores thone se Spiropali eshte thjesht nje injorante. Dogana atje kishte degraduar teresisht.  Ti mund ta dashurosh nje profesion, por vartesit e tu dashurojne me shume parate. Dhe ata duke pare se sa e paafte ishte drejtoresha, benin kerdine me korrupsionin ne dogana. Sepse ata i njohin me rrenje e me dege hilet ne sistemin doganor, moj e shkrete dhe ta hidhnin ne mes te dites. Edhe ata drejtoret aty ne drejtorine e pergjitheshme. Po benin qejf nen drejtimin tend. Po benin pazare e allishverishe qe, ty as te shkonte mendja, sepse nuk e njihje punen hic, po hic fare ama.

Submitted by Genci (not verified) on

Ku behet fjale ne US te behesh Secretary of US Customs and Borders Protection sa del nga bankat e shkolles. Jo se kety nuk behen gjerat me mik, po ka nje kufi per cdo gje. Edhe brenda partise tende duhet te kandidosh dhe te tregosh se kush je.

Mos na keput dhe dengla tani shoqja eurosocialiste.

Pastaj, pyetja ishte e thjeshte: "keni pasur pervoje?". Po ose Jo! Pyetja nuk ishte "a duhet nje njeri pa pervoje te vihet ne filan vend pune". Pu gjuha shkon atje ku dhemb.

Submitted by Konica (not verified) on

Zoti i madh, cfare pergjigje idiote. Edhe Rama perdori fjaline idiote ne Harvard "eksperienca vret novacionin". Tek degjon shprehje te tilla s'te behet as ta vizitosh ate vend lere me to kthehesh e te punosh me njerez te tille. Turp.

Submitted by Albi_I (not verified) on

Do te doja te besoja se e kemi pare fytyren e kesaj debiles per here te fundit ne nje post publik, po nje kolltukofage si puna e kesaj do vazhdoj ti rrije e ngjitur si "Meta pas Kepuces" Rames per nje post te ri.

Eshte vertet nje turp i madh kur sheh se si promovohet karriera ne Shqiperi.

Submitted by Tr (not verified) on

Sa foto e bukur kjo mor aman! Ate cupen qe mbeshtet koken tek kryeministri kemi mbaruar bashke te njejten shkolle...diferenca e saj ndaj meje dhe shume te tjereve eshte se ajo eshte aktiviste militante e PS dhe punon ne dogana dhe dime mire se cfare do te thote te punosh ne dogana...leke me dajak! Ne te tjeret qe nuk u perlyem me tesera partie mezi arrijme ne fund te muajit.

Submitted by TEA (not verified) on

Hajt kjo ka nje arsimim te mire te pakten(pavaresisht nuk eshte  mjaftueshem per ate vend pune), po Griselda e Tatimeve cfare ka!!!!!????

As arsim, as eksperience, as ndonje mencuri te spikatur, ...

Spiropali te pakten pati kurajon e dha doreheqjen, por kete tjetren harroje, se kjo vec te tjerave eshte edhe e pacipe...................

Submitted by Natyralisti (not verified) on

oj çupulinë,ku merr vesh ti moj e "mjerë nga mëndja" se çfarë është teoria dhe çfarë është praktika.Njohja mirë e çfardo pune përfshi dhe atë punën tënde nuk mund të bëhet pa eksperiencë.Pa eksperiencë si puna jote,në Shqipëri  merren në punë nga shefat,ata persona që duhet ti thonë shefit: vetëm "urdhëro,si urdhëro",për çfardo gjë që do të kërkonte ai.

Submitted by Gjon- (not verified) on

Moj Elisa mire klishete atavike diktatoriale qe te vlejne titullin e idiotes funksionale por ti edhe ne pune mbete ne klase nga rezultatet e dobeta duke konfirmuar edhe njehere se ajo "klishe" nuk ekziston ashtu kot edhe ne perendim. Provo te shkosh ne cfaredo zyre pune e te prezantohesh e do te shohesh se sa vlen ajo teoria jote perpara praktikes se punes.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.