Lubonja shkruan për hipokrizinë nacionaliste të Edi Ramës, karakteristikë e tij. Dhe për “himnin e kombëtares”, këtij ekzibicioni që thekson krizën e thellë të identitetit

Postuar në 06 Prill, 2015 12:40

Fatos Lubonja publikon sot në “Panorama” një opinion rreth zhvillimeve të fundit në koreografinë nacional-popullore që ka inskenuar kryeministri i Shqipërisë. Është fjala për mbledhjen e dy qeverive me një flamur në mes, mbledhje e pasuruar edhe me deklarata të forta të kryeministrit shqiptar, që këtu vendos tre lapsat e tolerancës në Paris, diku tjetër flet për ngathtësinë e Europës, e diku tjetër, ia merr nacionalishtes të cilës shpreson t’ia shikojë lezetin. Lubonja e quan këtë aftësi për të ndryshuar regjistrin verbal të mendimeve, një aftësi tipike shqiptare, që i ngjan asaj dhomës së miqve, që është bosh dhe mobilohet sipas gustove të mikut të radhës. Por në këto ethe kuqezi, sipas analistit në fjalë, ndihmojnë edhe orkestrimet kolektive histerike dhe absurde siç është i shumëpërfoluri Himn i Kombëtares. “Mu këto ditë na ka dalë një këngë me një tekst të tmerrshëm patriotik: “Jemi ne, jemi ne; vijmë nga trojet tona. Nuk na ndan dot askush; fluturon shqiponja. Po thërret toka jonë, lisat edhe malet; se ne jemi një komb, Shqipëri e Madhe.”, që sipas faqes zyrtare të “Digitalb”-it dhe “Top Channel”-it në “Facebook” do të shoqërojë Kombëtaren Shqiptare të Futbollit në çdo ndeshje, brenda dhe jashtë vendit. Mua më duket se jemi përpara një ekzibicioni edhe me kontributin e ekzibicionizmit bosh të kryeministrit; ku një pjesë njerëzish, pikërisht se janë më të përçarë se kurrë, më individualistë se kurrë, më të varfër se kurrë, jo vetëm materialisht, por edhe shpirtërisht e intelektualisht, me një krizë të thellë identiteti individual, prandaj dhe me komplekse të thella inferioriteti, kërkojnë të mbushin këto boshllëqe e nevoja duke u identifikuar në mënyrën më infantile me tifozerinë kuqezi. Të bëhet se këta njerëz të vetmen mënyrë për të qenë patriotë, ndërkohë që lisat e Shqipërisë i shuajnë me sharra dhe malet i bëjnë çimento, kanë gjetur të tundin flamurin në ndonjë ndeshje futbolli”, thotë Lubonja. Tema është aktuale edhe në Kosovë, ku ndonëse qeveria kërkon të ledhatojë sedrën e njerëzve me “këngë trimash” si himni i Digitalbit, njerëzit kanë kohë që bluajnë në mendje një gjë: ikjen nga vendi. Çfarë është me të vërtetë shqetësuese është se po bashkohen “prirjet kulturore” të politikës me ato të biznesit të medias, duke e bërë të pakonkurueshëm këlthitjen “nacionaliste”. Përndryshe, budallallëqe si këto që thotë përditë kryeministri i Shqipërisë, do të harrohen, se edhe për atë qëllim shtihen në punë, për konsum ditor, por lodra marketingu si ky biçim himni i një kombëtareje futbolli, që do të bredhë pas një topi me përgjegjesinë e tokës që thërret e shqiponjës që fluturon, janë diçka e llogaritur, sesa thjesht një masturbim, siç thotë Lubonja.
s.z

Comments

Submitted by Genci (not verified) on

Ne qofte se Rama E. Ben ndonje lek pune, Lubonja F. Di te beje vetem llogje

Submitted by Anonima (not verified) on

<p>LUBONJA eshte emri me i peshtire i tranzionit shqiptar. &nbsp; ja kalon edhe sali berishes nga qelbesirlleku.</p><p>marionete sorrosiste,ashtu si m.nano , halil &nbsp;e shumica e pseudoanalisteve &nbsp;shqiptare,te cilet paguhet nga fondacione te dyshimta &nbsp;vetem e vetem &nbsp;per te penguar ceshtjen kombetare shqiptare. &nbsp;parakusht per kete eshte denigrimi i atdhetarizmit dhe shqiptarizmit,gje te cilen po mundohen &nbsp;te bejne edhe te siperpermendurit. &nbsp;eshte fatkeqsi sepse lubonja me shoke duket se ka njefare ndikimi tek pjesa me pak e qyteteruar e shoqerise shqiptare,te ciles perpiqen ti mbajne moralin lart me budallalleqe integrimi qe edhe vete nuk i besojne.</p><p>rritja e vetbesimit,qytetarise,dhe ndjenjes kombetare,si dhe zvogelimi i ndjenjes se inferioritetit,do ti nxjerre jashte loje automatikisht&nbsp;<em>lubonjerat.</em></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.