Turqia bllokon sërish mediat sociale kryesore, nuk zbatuan kërkesën për heqjen e pamjeve të pengmarrjes

Postuar në 06 Prill, 2015 10:34

Një gjykatë turke në Stamboll ka vendosur bllokimin e përkohshëm të Twitter, Youtube, Facebook dhe për 166 media online dhe rrjete sociale. Zbatimi i vendimit i është dërguar Telekomit të Turqisë. Ai u mor pas pamjeve që u shfaqën në këto rrjete të prokurorit turk me një pistoletë në kokë, dhe pasi nuk larguan materiale që autoritetet kërkuan. Shfaqja e pamjeve të prokurorit Mehmet Selim Kiraz me pistoletë në kokë me mediat sociale dhe pastaj në shumë sajte gazetash shkaktoi acarimin e autoriteteve. Gjykata i ka cilësuar “kancer” rrjetet sociale për qytetarët.

 

http://www.wsj.com/articles/turkish-court-bans-access-to-internet-sites-over-hostage-crisis-content-1428325451

 

a.k

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>A thue ky shembull i vllezerve tone turq do te jete edhe fundi i mediet tona sociale shqiptare?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.