Shkullaku në “Mapo”: “Rilindja është bërë Riciklim, Edi Rama duhet të jepte llogari, por…

Postuar në 27 Mars, 2015 05:32

“Rilindja është bërë Riciklim”. Kështu shprehet në një shkrim të tij botuar tek gazeta “Mapo”, analisti Armand Shkullaku.  Në këtë shkrim ai vazhdon: “Dje, pas votimit në Kuvend për t’i hapur rrugën arrestimit të dy deputetëve të shumicës, shqiptarët panë kryeministrin e tyre që foli se duhej të fliste, por në fakt nuk tha asgjë. Atë që nuk e tha me fjalë, Rama e demonstroi me nervozizmin e tij, me akuzat bajate ndaj opozitës, me rikthimin e 21 janarit për të balancuar politikisht prokurorinë dhe me mungesën totale të një ndjese publike. Ai u detyrua sot, faqe gjithë botës, të gëlltisë lugën e parë të çorbës që ka gatuar vetë”. Shkullaku vazhdon më tej me shkrimin e tij: “Edi Rama është në hall, në radhë të parë me aleatin e tij kryesor, Ilir Meta, të cilin dy vjet më parë e sulmonte me zemër dhe sot është i detyruar ta mbrojë fare pa zemër. Rama është gjithashtu në hall edhe me deputetët e tij. Ai i vërtiste fjalitë dje në gojë pa thënë asgjë, sepse nuk mund të fliste dot hapur për Tom Doshin, një nga njerëzit e tij më të afërt, të cilin e prezantonte dy vjet më parë si një nga Rilindasit e shquar të ekipit të tij, ndërsa tani i ka hapur rrugën për ta dërguar në qeli. Nuk flet dot as për Mark Frrokun, të cilin e bëri aleat për kokë, ndonëse e dinte që në partinë e tij, i dyti në listë ishte një individ i akuzuar për vrasjen e një oficeri të lartë policie. Nuk u del për zot as dy deputetëve me të cilët krenohej kur goditën kolegun e opozitës dhe tani me heshtjen e tij ka dhënë “miratimin” për dënimin e tyre”. Sipas shkrimit të Shkullakut, Rama duhej të jepte llogari për “aleancën me djallin”. Sipas tij, Rilindja është bërë Riciklim.

http://www.mapo.al/2015/03/kush-ia-zgjodhi-kriminelet-rames

Comments

Submitted by Poseidon (not verified) on

Kur flet Shkullaku(mi kanalesh) me kap diarrea..

ps.ndjese per ata qe po lexojne duke ngrene.

Submitted by Cifti mafioz (not verified) on

Une do te thoja me bindje qe Edi Rama e shkaterroi te majten duke bere kete mbrojtje ndaj sinonimit te berishes, ilir koqes. Eshte e turpshme qe e majta te kete aleance me kete ndyresire qe per nga djallezia ka shoke salen dhe djallin.

Submitted by Albi_I (not verified) on

Sikur Shkullaku here pas here te perdorte te njejtin etalon mates edhe ndaj Berishes do ishte nje opinionist i kendshem. Sikur ...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.