Mesila Doda thyen vendimin e grupit të PD. Voton pro heqjes së imunitetit për Doshin e Frrokun. "Nuk bëhem pjesë e lojrave politike dhe qëndrimeve ku di unë se çfarë bëj unë"

Postuar në 26 Mars, 2015 05:55

Çështja “Doshi” duket se ka sjellë çarjen përfundimtare mes deputetes Mesila Doda dhe grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Ndryshe nga grupi demokrat që e bojkotoi votimin për heqjen e imunitetit të dy deputetëve, Doda qëndroi në sallë dhe votoi pro kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme. Pas përfundimit të votimit ajo shpjegoi edhe arsyet e qëndrimit të saj në sallë dhe  votës pro heqjes së imunitetit për dy deputetët. Doda tha se qëndrimi i grupit nuk ishte ne përputhje me ndërgjegjien e saj për një parlament më të mirë.

“Në momentet që na vjen një kërkesë nga Prokuroria nuk mund të bëjmë lojra politike. Nuk mund të themi ku e di unë se çfarë bëj unë. Kërkojmë dekriminalizimin e kuvendit dhe në momentin që kemi një moment të qartë nga partnerët tanë ndërkombëtarë largohemi.  Grupi ka qëndrim që nuk e pranon ndërgjegjia ime. Vazhdoj të mbetem në respekt të bindjeve të mia, do punoj për një parlament ndryshe, më të mirë”-theksoi Doda pas seancës.

Comments

Submitted by Anonimus (not verified) on

<p>Myslymanja e bere katolike Mesila, qe kishte shoke te ngushte Sokolin e droges, ka prere ne bese katoliket e saj he?</p>

Submitted by Kuku ça na ka gjetë (not verified) on

<p>Boll pu mundohet &nbsp;ti ngjajë Timochenkos së Ukrainës, po prap është shumë larg</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by Kuku ça na ka gjetë (not verified) on

<p>Nuk ua prish kjo ndërkombëtarëve. Ato do na i gjejnë ne kriminelët. Po mos u mërzit Mesila. Jeta është e gjatë, do dëgjojmë edhe për ty.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.