Kom. i Jashtëm në parlamentin grek, kërkohet kushtëzim për pavarësinë e Kosovës, anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe pavarësi e V. Epirit

Postuar në 22 Mars, 2015 13:04

Gjatë  raportimit të ministrit të Jashtëm grek, Nikolaos  Kotzias në Komisionin Parlamentar për Çështjet e Jashtme dhe ato të Mbrojtjes, dy deputetë ishin veçantërisht të interesuar për marrëdhëniet e qeverisë së re greke me Shqipërinë dhe shqiptarët. Deputeti i Agimit të Artë, Mihalis Arvanitis dhe ai i Demokracisë së Re, Stefanos Gjikas. Ndoshta kjo për shkak të një prejardhje të mundshme shqiptare të dy ligjëvënesve grekë, pasi në të dy rastet mbiemrat e tyre gjejnë kuptim në gjuhën shqipe dhe fushën e onomastikës historike.  Por pavarësisht kësaj qëndrimet e tyre lidhen edhe me forcat politike që ata përfaqësojnë. Mihalis Arvanitis, një nga figurat qendrore të Partisë Agimi i Artë ka qenë radikal sa i përket marrëdhënieve me Shqipërinë, duke shprehur kundërshtinë e tij për një njohje të mundshme të pavarësisë së Kosovës nga Greqia, ndërsa i ka kërkuar ministrit Kotzias që të kërkojë shpalljen e pavarësisë së Vorio Epirit. Më i moderuar, por gjithsesi  me kushtin që Shqipëria të mos pranohet në Bashkimin Evropian nëse nuk firmos marrëveshjen me kufirin detar me Greqinë ishte deputeti i Demokracisë së Re, Stafanos Gjikas. Gjithsesi ministri,Nikolaos Kotzias nuk ka patur kohë t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve, por kërkoi që ato të ezaurohen në një seancë tjetër me dyer të mbyllura. Më poshtë pyetjet e dy deputetëve drejtuar ministrit të Jashtëm, Nikolaos Kotzias:

Mihalis Arvanitis, deputet Agimi i Arte

“Deklaratat tuaja sa i takon çështjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës. Këtu i nderuar zoti ministër do të më gjeni kundër konstatimit tuaj se me kënaqësi do të bënit një marrëveshje me shqiptarët dhe do të njihnit Kosovën në rast se shqiptarët do të njhnin kufijtë tanë detarë në Korfuz dhe nëse do të respektonin të drejtat e minoritetit grek. Jam kundër për një arsye zoti ministër, pasi ne nuk mund të hapim një çështje të tillë, ne nuk e kemi njohur ligshmërinë e atij shteti. Marrëdhëniet tona me serbët do të përkeqësoheshin  në rast se njohim Kosovën dhe ajo që do të kërkoni si këmbim është shumë e pabarabartë. Jo se respektimi i të drejtave të vëllezërve tanë në Epirin e Veriut nuk kanë peshë dhe unë do t’ju thosha të kërkonit pavarësinë e Vorio Epirit. Por besoj se duhet të kujdesemi shumë për marrëdhëniet tona me Serbinë, pasi besoj se është i vetmi vend ballkanik që është miqësor ndaj nesh dhe kemi lidhje historike”

Stefanos Gjikas, deputet i Demokracisë së Re

“Pyetja ime ka të bëjë me përpjekjet që u bënë nga qeveria e mëparshme lidhur me çështjen e kufirit detar me Shqipërinë dhe mbyllja e kësaj marëveshje a do të kushtëzohet me hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe unë jam i mendimit që ajo të shoqërohet me këtë kusht”

 

http://www.hellenicparliament.gr/Vouli-ton-Ellinon/ToKtirio/Fotografiko-Archeio/#1f2afe5b-b808-4754-9d3c-a46000c274f1

l.m

 

 

 

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.