Zyrtarisht pro revolucionit dy politikanë: Berisha dhe Kreshnik Spahiu. Ky i fundit ofron edhe këshilla dhe shton se janë 29 deputetë të inkriminuar

Në shtator të vitit 2012, kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, shpalli tekstualisht se “shtetasi Sali Berisha e kishte kërcënuar”. Spahiu e vazhdoi gjatë lojën e termave të fortë publikë, ndër të cilët edhe ajo e “shtetasit Sali Berisha”. Mirëpo kohët ndryshojnë dhe çdokush ka të drejtën të njohë ndryshimet. P.sh në Partinë Demokratike sot, i vetmi që flet për revolucion demokratik paqësor, është ish-kryeministri Sali Berisha. Dhe e shpreson revolucionin në një kohë kur i ka konsumuar të gjitha kreditet: si president dhe si kryeministër. Kreu i PD-së, Lulzim Basha flet më tepër për protesta dhe i rri larg fjalës revolucion. Kjo nuk do të thotë asgjë. Kreshnik Spahiu është pro revolucionit dhe me këtë rast, pa e përmendur i ofron aleancë, madje edhe këshilla “shtetasit Sali Berisha”. Grisni mandatet e deputetit dhe bojkotoni zgjedhjet lokale, është këshilla e Spahiut. Deri këtu asgjë për t’u shënuar. Sjelljen e klasës politike e njohin dhe e parashikojnë të gjithë. Ajo që tërheq vëmendjen është se Spahiu propozon arrestimin e 29 deputetëve të dënuar për krime ose të kërkuar nga Interpoli. Ky është një fakt me rëndësi, pasi edhe vetë PD-ja flet për 19 deputetë të inkriminuar. Ngjashmëritë identike mes PD-së dhe Spahiut qëndrojnë në faktin se asnjëra as tjetri nuk i bëjnë të njohur publikisht emrat e deputetëve(http://opozita.com/2015/03/22/ak-thirrje-bashes-doni-revoluc...).
Comments
Kreshniku deklaroi se nese e
<p>Kreshniku deklaroi se nese e Majta fiton 80 mandate ne zgjedhjet e 23 Qershorit 2013-te,ai do largohej nga Shqiperia..Ne Shqiperi eshte Niku Kuq e Zi apo jashte Shqiperise??E mbajti premtimin apo jo??</p>
Ky eshte misherimi i fjales
<p>Ky eshte misherimi i fjales HAJVAN.</p>
Kur pellet duke kakarisur
<p>Kur pellet duke kakarisur evgjit Niku cahet daullja. Ko.e kandari. Sot po behet shok me ''shtetasin Berisha'' sic e therriste dikur.</p>
Add new comment