Islami tradicional në Ballkan është autokton*

Postuar në 19 Mars, 2015 08:22
Prof.dr. Enes Kariç

Bashkësitë islame në Ballkan kanë kaluar përmes fazave të ndryshme të tyre organizative dhe juridike.

Që nga largimi i Perandorisë Osmane myslimanët ballkanas janë shkëputur nga qendra e autoritetit të Islamit në Stamboll, duke gjetur rrugën e vet të organizimit në kuadër të shtetit juridik dhe ligjor në të cilin kanë jetuar dhe vepruar

Besimtarët mysliman ballkanas i takojnë etnive të ndryshme, që përbëjnë një përqindje të përgjithshme prej 17 % , të shpërndarë në të gjitha vendet e Gadishullit Ballkanik.

Pas rënies së sistemit komunist në Ballkan dhe me gjerë, dhe pas riorganizimit të shteteve të këtij rajoni mbi bazën e sistemit demokratik, edhe bashkësitë fetare të kësaj pjese duhet të gjejnë formën më të mirë për riorganizimit të ri, që nënkupton shkëputje e tërësishme nga natyra organizative dhe vepruese, e cila ishte dizajnuar nga projektues të sistemit komunist dhe ateist.

Roli i të gjitha bashkësive fetare sot duhet të jetë në shërbim të paqes dhe bashkëjetesës mes njerëzve dhe jo të urrejtjes dhe ndasive. E kaluara ballkanike ka lënë pas veti miliona viktima. Paqja është vlerë e pa alternativë. Duhet përkrahen iniciativa dhe projekte të cilat i ofrojnë komunitetet fetare.

Dimensioni i njeriut të parë Ademit- Adamit në fenë e hebrenjve , në krishterim dhe në Islam është ai i cili i lidh myslimanët e Ballkanit me të gjithë njerëzit. Gjithashtu hebrenjtë, të krishterët dhe myslimanët, trashëgimin e tyre shpirtërore e kanë të mbështetur në burimet ibrahimite. Andaj të dy këto dimensione krijojnë mundësi dhe hapësirë të takimit dhe bashkëjetesës së myslimanëve me pjesëtarë të besimeve tjera.

Ndjekja e islamit tradicional në Ballkan

Sintagma e Islamit tradicional në Ballka, nënkupton përmbledhje të formave fetare, kulturore dhe civilizuese të islamit, të cilat kanë jetuar dhe mbijetuar në perandorinë osmane, në atë austro-hungareze, në mbretërinë jugosllave, si dhe në Jugosllavinë socialiste.

Islami tradicional në Ballkan është autokton. Është Islam me rrënjë kulturore vendore. Ndryshe, Islami tradicional në Ballkan ka disa elemente sinkretike, i cili është i hapur ndaj islamit popullor, i hapur ndaj sufizimit-misticizmit si dhe rendeve të dervishëve, dhe i cili që nga viti 1878 është profilizuar në kontekstin e shteteve shekullare, të cilat janë formuar në Ballkan.

Me të drejtë, nisur nga resurset e islamit tradicional në Ballkan, studiuesit tanë të fesë kanë kultivuar e zhvilluar shpjegime shumë të frytshme, të cilat nuk kanë rënë në konflikt me shtetet shekullare në Ballkan. Sigurisht se për neve, nuk janë të panjohura llojet e shteteve komuniste, të cilat nuk kanë ofruar hapësirë të mjaftueshme për liritë fetare, mirëpo pavarësisht kësaj dijetarët, hoxhallarët dhe autoritete e Islamit në Ballkan ju kanë shmangur shpjegimeve dhe komentimeve konfliktuoze, duke promovuar gjithnjë opsionin e paqes dhe pajtimit. Me këtë mëtoj të them se studiuesit mysliman të Ballkanit e kanë kuptuar vlerën e madhe të komentimit paqësor të Islamit si dhe të mos kundërshtimit të shteteve, të cilat i kanë respektuar të drejtat thelbësore të qytetarëve. Në këtë formë ulematë, hoxhallarët dhe mistikët e Ballkanit i kanë ruajtur resurset e përhershme shpirtërore të Islamit tradicional në Ballkan. Kjo rrugë ndjekëse dhe qasje e matur është treguar e drejtë dhe e frytshme. Nisur nga kjo, është me rëndësi që edukimi ynë në medresetë dhe në fakultetet tona në Ballkan të jetë i profilizuar me drejtim të ruajtjes dhe afirmimit të resurseve shpirtërore tradicionale të Islamit në Ballkan.

Edukimi ynë islam në Ballkan duhet t`i afirmojë vlerat e Islamit universal.

Unioni evropian:

Aktualisht, dy bashkësi islame me rrënjë nga Ballkani veprojnë nën Unionin evropian si ajo në Kroaci dhe në Slloveni, edhe pse në Unionin evropian në fakt qysh herët ekzistojnë shumë mikro bashkësi islame me rrënjë nga Ballkani. Unioni evropian në Ballkan duhet shikuar në mënyrë pragmatike. Evropa dekada me radhë është vend i prosperitetit dhe mirëqenies për qindra milion qytetarë, në mesin e të cilëve ka edhe miliona besimtarë mysliman.

Ndryshe, projekti i Evropës pas viti 1945 nuk është projekt i një Evrope të mbyllur, por i asaj të hapur, prandaj dy prioritetet që u përmenden më lartë, ai i paqes dhe i islamit tradicional mund të ruhen me lehtësi në rastin e inkuadrimit të Ballkanit në Unionin Evropian.

Tani është detyrë e jonë që në kontekstin e aranzhimeve euroatlantike në Ballkan të angazhohemi në rrugën e promovimit të vlerave shpirtërore dhe komentimeve praktike të islamit, të cilat nuk do të jenë excluzive, por inkluzive.

Ndërsa , natyrisht shpresojmë që Unioni Evropian si zotëria i jonë i tanishëm (de fakto) dhe i ardhshëm, do t`i respektojë komponentët mysliman të Ballkanit dhe komponentët mysliman të Evropës.

Në fund do të shtoja se ne si mysliman, të cilët bëjmë pjesë në Bashkësitë Islame të Ballkanit duhet të kontribuojmë në profilizimin e kësaj Evrope të hapur.

Mirëpo , gjithmonë të potencojmë se Evropa në pikëpamje kulturore dhe civilizuese, përveç rrënjëve të saj greke dhe biblike , ajo i ka rrënjët edhe tek format e zbulimeve klasike të medicinës myslimane, matematikës, filozofisë, gjeografisë algjebrës etj.

Myslimanët e Bashkësive Islame në Ballkan, nga ana e tyre duhet të në drejtim të promovimit të Evropës së takimit, pajtimit paqes dhe shpresës.
*Titulli origjinal: Prioritetet e bashkësive Islame në Ballkan
Përktheu dhe përshtati në gjuhën shqipe: Xhabir Hamiti
"Zëri"

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Ky shkrim eshte nji falsifikim i HISTORISE se Ballkanit ne perputhje me teorite false te Erdoganit.

Islami tradicional në Ballkan është autokton vetem per kolont qe solli nga vendet afro-aziatike ne Ballkan Perandoria Osmane gjate pushtimit te saje.

Islami tjeter eshte mbishartese mbi nenshartesen kristjane te popujve te Ballkanit.

Submitted by obobobo (not verified) on

te dogji polli, eeeee? hajd hajd mos u merzit... shyqyr qe qeke mire, iher, se na kishte mor molli per pollin

Submitted by Konica (not verified) on

Nuk eshte autokton aspak. Shqiptaret duhet te ruhen nga esktremizmat fetare. Dhe meqe ra fjala Z. Tedeschini, as katolicizmi s'eshte autokton ne Shqiperi.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

KRISTJANIZMI NE TROJET SHQIPTARE KA 2000 VJET dhe ka ardhe me forcen e fjales dhe jo te shpates.

Vete populli ilir e ka pranue me vullnetin e vet kristjanizmin dhe jo me shpaten e pushtuesve.

Submitted by anticensurë (not verified) on

se si është përhapur lëre e mos e pyet!?

mos më fol me teorira më ididote se islamistët!

ti vetë  e ke parasysh se akoma sot shqiptari është animist dhe jo teist!pas vendosjes së krishtërimit si fe zyrtare ndryshon ajo që thua ti!!përqafimi vullnetar i krishtërimit!!deri në atë kohë krishtërimi i shte i përhapur në zonat qytetare dhe jo në ato fshatare të humbura!aq më keq në malet e humbura të shqipërisë që akoma sot pas 1500 vjetësh nuk ka rrugë komunikimi!!

ky artikull shkruesi po thotë një të vërtetë por që në një anë duket sikur i bie rrotull për të bërë një shpin marrje!!

me të vërtetë që islami balljanik dhe sidomos ai perëndimori është shumë tolerant,ka qënë,por kur fillon dhe përzjen islamin si besim fetar me arritjet shkencore të arabëve,duket pak si shumë fallco!si një copë druri që do ta quash flori dhe i fut një të mbështjellë me një fletë të verdhë!!

islami nuk ka të bëjë as me algjebrën e as me matematikën,ato janë aritje të civilizimit arab!!është e njëjtë sikur të thoshte se tërë aritjet e shkencës sot janë falë krishtërimit!!jo mor lal jo janë fal arsimimit civilizimit dhe punës së njeriut!!nuk kanë të bëjnë as me zot e as me priftërinj!

dhe një herë ti ke mangësi të mëdha në dijet e tua,o fare thejsht i përdor ato për keq!!

je po aq fondamentalist sa dhe ata të ISIS!!vetëm se nuk ta mban dhe nuk ke përkrahje,se më keq se ataa kishe për të vepruar!!ti nuk je për bashkjetesë ndërmjet njerzve!!ti je për sundimin e besimit tënd!!

ti të parët që do të kishe hequr qafe do të ishim ne ateistët,ne që nuk besojmë në zot!!ne të prishim punë,sa për besimet e tjera ti ke shpresë ti këthesh në krahun tënd!!me ata është e lehtë!!ashtu si dhe ti janë të varur nga diçka qiellore!!

Submitted by obobobo (not verified) on

anticensure, duhet ta shohesh ca me me themel kete punen se arritjet shkencore qenkan thjesht arritje te civilizimit arab. nuk ka qene aq i zhvilluar nacionalizmi ne ate kohe, per te mos thene qe s'ka pasur hic.

nga krahu tjeter shume prej shpikjeve te asokohe, si psh. astrolabi, kane qene ndikuar nga nevoja esencialisht fetare (astrolabi ka sherbyer fillimisht per gjetjen e drejtimit te Qabese, si parakusht per faljen e namazit, por jo vetem). nderkohe qe para islamit, shqetesimet e arabeve kane qene tribale dhe thjesht ne rrafshin e mbijetese, perjashto ketu poezine, qe eshte arritje e atyre qe kane perdorur gjuhen arabe, por kjo vlen vetem per viset arabisht-folese dhe jo per pjesen tjeter te trojeve te Islamit. Kujdes me kete punen e ISIS se duket se i barazon te gjithe myslimanet me nje kancer vrases, nderkohe qe tradita sekulare nuk shquhet per nje gje te tille.

Submitted by anticensurë (not verified) on

obobobobo

me astrolabin na mbushe mëndjen!!

por më e forta është se na mbushe mëndjen me autoktonicitetin e fes islame duke përmëndur shqiptarët e besimit islam!!shqiptarë që formuan shtetin shqiptar!!me sa kam parasysh autokton do të thotë vëndas,i përket vëndit për të cilin flitet!!

po të pretendosh këtë duke përmëndur emrat e rilindasve do të thotë të jesh pak si shumë i verbër!!mund të përmëndësh ndonjë emër të mesit të shekullit të 14(periodhë që ushtritë osmane nuk kishin mbritur në tokat shqiptare,për saktësi të banuara nga arbërit) dhe ne mund të fillojmë e besojmë diçka,por ështëgjë që nuk kapërdihet kur përmënd shqiptarë myslyman të shekullit të kaluar!jo po ec e na përmënd haxhi qamilin për të vërtetuar autoktoninë e islamit shqiptar!!

"Kujdes me kete punen e ISIS se duket se i barazon te gjithe myslimanet me nje kancer vrases" këtu j ake bërë sipër muhabetit!!

po ta shikosh mirë unë i kam thënë replikuesit se ai është "po aq fondamentalist sa dhe ata të ISIS"!me një fjalë e kam futur në radhët e fondamentalistëve dhe atë që flet gjithë kohën për besimin e tij,të krishter!!sipas "mendimit" tënd i vjen që dhe krishtërimin e kam futur në të njëjtin kallëp me ISIS??
jo lali fondamentalistë/ekstremistë  ka në të gjitha krahët,ka bile deri tek ekologjistët,por për këtë shkak nuk janë të gjithë fondamentalist!!

unë nuk kam futur të gjithë besimtarët e islamit në radhët e ISIS,kësaj çmëndurie pjellë e predikimit të ngurtë të islamit,por ty do të të fusja pa pikën e problemit!!të paktën ti je një predikues i ngurtë!një tip i nivelit të erdoganit!!një tip që kërkon të lidhësh çdo gjë me islamin!!

ti vetë e vërtetove këtë me "shpikjen fetare të astrolabit"!një injorancë e padëgjuar!!sipas teje kupola e shënpjetrit në vtikan meqë shërben për tu falur është ndërtuar jo nga arkitekt,që i përkasin shkencës/inxhinjerisë,por nga krishtërimi!!
jo mor lal,ndërtuesit e saj janë bazuar në arritjet e inxhinjerisë së asaj kohe dhe jo në shkrimet e biblës!!po kështu dhe astrolabi!!nevoja ka qënë,noshta fetare,por puna ka qënë shkencore!!

me të vërtetë që në atë kohë nuk kanë egzistuar kombet,por ne sot në mënyrë të përmbledhur atë kohë e quajmë qytetrimi arab!!pavarsisht se kanë qënë vetë disa pika të zhvilluara!!nuk ka qënë gjithë shkertëtira e saharasë e civilizuar!!

lali hapi sytë se nuk shkohet me radikalizëm!!nuk shkohet me predikime të ngurta sepse sjellin pjellje dhe më të ngurta!!të çmëndura!!islami duhet të moderohet,duhet ti përshtatet kohësh dhe jo e kundërta!!nuk duhet që koha ti përshtatet islamit!islamit të 1300 vjetve më parë!!

po dëshërove këtë gjëja e parë që duhet të bësh është të mos lexosh  e shkruash më në internet!!të mos përdorësh arritjet e kohës së sotme,por të këthehesh tek kali e gomari,tek shpata e hanxhari,harroi ilaçet e sotme dhe shko ke hoxha të të fryjë!!

ti dhe si shumë të tjerë,jo të gjithë me dëshirën për të pasur sa më shumë të njëjtë,njerëz të të njëjtit besim,kujtoni se bota do të bëhet më e mirë po të drejtohet nga një libër nga një dorë,por në të vërtetë bëni gafën më të madhe!një dorë do të thotë diktaturë do të thotë dhunë nënshtrim!!larmishmëria jep liri jep mundësinë  që seicili të jetë i ndryshëm,ashtu si lindim,dhe jo i njëjtë!!

injoranca është e njëjtë,pavarsisht larmishmërisë së saj!!

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Redaksia e gazete RESPUBLIKA nuk duhet te kaloje komente qe permbajne fjale ofenduese, te cilat bijne ne kundershtim me rregullat elementare te gazetarise dhe te Lirise se Shprehjes se mendimit.

Ne rast te kundert redaksia e gazetes RESPUBLIKA me publikimin e ketyne lloj komentesh me fjale ofenduese bahet bashkepergjegjese e ofendimeve te personave qe shprehin regullisht mendimet e veta.

Submitted by obobobo (not verified) on

Islami ne Shqiperi dhe ne Kosove e Maqedoni eshte mese autokton, dhe sigurisht kjo vertetohet nga themeluesit e shtetit shqiptar, por edhe te identitetit modern kombetar shqiptar, dhe nuk ka se si te jete ndryshe:

Naim, Sami dhe Abdyl Frasheri

Ismail Qemali

ketu vazhdon lista pa fund

Submitted by Epiroti (not verified) on

Xhabir Hamiti kur e ka perkthyer duhet te shtonte se Islami ne Kosove ndryshon nga ai ne Bosnje sepse ne kete te fundit muslimanet jane me te zhvilluar kulturalisht dhe etnikisht kurse ne Kosove popullsia eshte injorante dhe nje shekull mbrapa civilizimit global, sic e ka theksuar edhe i madhi Maks Velo. Per nje Islam te tille Xhabi me xhabet e tij duhet te jene krenar sepse injorancen e tyre e kane vene ne sherbim te pushtuesit, nder shekuj sikurse edhe sot.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.