Merr fund dilema për TVSH-në, nënshkruhet kontrata për dixhitalizimin. Top-Channel gjurmon hije skandali dhe kosto për taksapaguesit shqiptarë

Postuar në 19 Mars, 2015 12:56

Sot u njoftua nënshkrimi i kontratës për dixhitalizimin e transmetimeve të Televizionit Shqiptar, që qëndronte pezull prej dy vitesh. Me këtë rast, ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, deklaroi: “17 qershori është afati botëror për kalimin në transmetime numerike të të gjithë medieve audiovizive. Shqipëria, sot me këtë kontratë hedh bazën për RTSH-në për të garantuar për të gjithë qytetarët vijimin e transmetimeve të këtij televizioni pa pagesë dhe garancinë që TVSH do të vazhdojë të transmetojë pas kësaj date”. Tenderi është 21. 5 milionë euro dhe është realizuar nga qeveria “Berisha”. Fituese është kompania gjermane “Rohde & Schëarz”, e cila do të duhet të përmbushë detyrimet, në mënyrë që qytetarët shqiptarë marrin të drejtën e shfrytëzimit të kësaj mundësie Falas. Gjatë raportimit të këtij lajmi, "Top-Channel”, gjurmon hije skandali te fakti se tenderi ka patur si çmime referuese për pajisjet, ato të vitit 2013, duke shtuar se aktualisht këto pajisje kushtojnë 20-30% më lirë. TCH kujton edhe qëndrimin e dikurshëm të PS-së, që e cilësoi tenderin asokohe si akt korruptiv të qeverisë “Berisha”, madje edhe duke bërë një padi. “Sot, dy vjet më pas, asgjë nuk ka ndryshuar nga tenderi i kontestuar. Më saktë ka ndryshuar vetëm qëndrimi i opozitës së djeshme dhe mazhorancës së sotme”, raporton TCH që sugjeron se ka patur edhe kontestime për vendimin e marrë nga Harito. “Por, ndërsa ministrja Milena Harito ka shtyrë fort për firmosjen e kontratës, ky tender dhe kjo kontratë ka shkaktuar polemika edhe në mbledhjen e fundit të Komitetit kombëtar për Dixhitalizimin. Për të qenë e vlefshme, sipas ligjit për Radio Televizionin publik Shqiptar, çdo kontratë që firmoset në emër të RTSH-së që kalon vlerën 5 përqind të buxhetit vjetor të saj, duhet më parë të marrë miratimin e Këshillit Drejtues të RTSH-së. Aktualisht RTSH është duke funksionuar pa një këshill kombëtar dhe për pasojë kontrata ligjërisht rrezikon të quhet e pavlefshme”, informon TCH. Mirëpo për kontratën ka një vendim gjykate, që e referoi edhe ministrja. Nga ana tjetër, ka disa muaj që spekullohet shumë për arsyet se përse është shtyrë kjo kontratë, e cila po i afrohej afatit kohor të 17 qershorit, që do ta nxirrte TVSH-në jashtë loje. Në këto kushte shërbimin në treg do ta merrnin kompani private, të cilat e ofrojnë atë kundrejt pagesave. Hyrja e TVSH-së në këtë treg u jep qytetarëve një mundësi për të aksesuar shërbime të tilla falas, por edhe i jep vetë TVSH një mundësi për të justifikuar ekzistencën, sikurse edhe pagesën që kërkon çdo muaj. Drejtori i tij, Martin Leka, deklaroi para disa ditës në komisionin parlamentar të Edukimit, se duhet gjetur një mundësi që edhe dekoderat të shpërndahen falas, që e ul edhe më koston e shërbimit. Pyetja që shtrohet është se çfarë ndikimi do të ketë në treg hyrja e TVSH me paketën e transmetimit dixhital? Në raport me këtë pyetje do diskutuar edhe sesa rëndon kontrata aktuale prej 21.5 mln eurosh.
http://www.top-channel.tv/mobile/artikull.php?id=295220

Comments

Submitted by iam (not verified) on

<p>Po pse thuhet pa pages?!!!</p><p>Te gjith &nbsp;e din se per te paguan çdo qytetar e shikon ose jo.Do ta shikoj ose nuk don.</p>

Submitted by Don (not verified) on

<p>Skandali i vertete do jete kur Topi te administroje valet,prisni prisni...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.