“Dita” flet për projektin që do shndërrojë Pashalimanin në ‘thertore’ anijesh. Dritan Hila aludon në facebook që Shqipëria mund të kthehet si Bangladeshi, me një natyrë të shkatërruar nga çmontimi i anijeve

Postuar në 19 Mars, 2015 05:47

Po të lidhësh këto dy fakte, të cilat po i trajtojmë më poshtë, kushdo mund të dali në një përfundim të tijin. Dhe ndoshta pikërisht prej kësaj, një zyrtar i lartë i shtetit, pra i qeverisë, ka preferuar më mirë të largohet nga pozicioni i mëparshëm i tij. Po çfarë ndodh:

Në një shkrim të sajin me titull “Një projekt për ta shndërruar Pashalimanin në “thertore” anijesh të vjetra?”, e përditshmja “Dita” thotë se tanimë në Pashaliman, një prej bazave ushtarake më të vjetra të Evropës, ka mbërritur lajmi për ta kthyer Kantierin e Ndërtimit të Anijeve në kantier për prerjen e anijeve të vjetra. Burime të “Dita” bëjnë me dije që midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe përfaqësuesve të një kompanie amerikano-izraelite, po diskutohet mundësia për të përdorur Kantierin e Ndërtimit të Anijeve në bazën e Pashalimanit si kantier për prerjen e anijeve të huaja.

Ndërkohe në rrjetin social facebook, ish-ministri i mbrojtjes Dritan Hila, i dorëhequr vetëm pak ditë më parë por pa bërë publike arsyet, jepte disa foto të nga Bangladeshi me motivin se si përfundon vendi kur merret me demontime anijesh të vjetra. “Pamje nga Bangladeshi, - shkruan Hila në faqen e tij. – vendi lider në botë i demontimit të anijeve.  Një peizazh që të ‘le pa frymë’ dhe tregon se çfarë njeriu mund ti punojë natyrës.., d.m.th vetes”.

Comments

Submitted by MAY DAY MAY DAY (not verified) on

Eshte e vertete qe ky projekt eshte diskutuar ne disa nga ministrite e linjes, dhe nqs do tentojne ta aprovojne atehere do te perballen me reagimin e popullit sic ndodhi me armet kimike! Keta te paafte qe nuk din se cte bejne me Pashalimanin nuk kane te drejte ta kthejne gjirin e Vlores ne hale te Mesdheut! Eshte turp i pashoq qe duke pasur nje kantier riparimi per anijet dhe peshkatoret ai nuk vihet ne sherbim te tyre por i detyrojn peshkataret te shkojne ti riparojne anijet e tyre ne Greqi e Itali. Nqs Z.Hila e ka dhene doreheqjen per kete Mega Afere atehere eshte per tu pershendetur vendimi i tij dhe te dali ta denoncoje publikisht e jo te beje statuse ne FB!

Submitted by iam (not verified) on

Ky nuk eshte nje projekt i ri.

Pyesni drejtuesin e emisionir SHTEGTIM se ai ka pas nje studim per te ngritur nje dok te thate ne ate zone per ti sherbyer gjith mesdheut.

Submitted by anticensurë (not verified) on

është i ri a i vjetër askijt si hyn në punë një projekt i tillë!!

të përdorësh një vënd të tillë tëmrekullueshëm si hale,si varrezë,1000 herë më keq se shakrkimi i ujërave të zeza,do të thotë të jesh i çmëndur!!

kjo nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë!!kjo është çmënduri!!në një anë debili shlaëgjatë na krenohet me "lungo maren" dhe në krahun tjetër do ti bëjë mutin në kokë gjithë gjirit të vlorës!!ky i çmëndur nuk po tregon asnjë ndryshim nga sociopati paraardhës!!

na mbytën të çmëndurit!!

nëse hila ka dhënë dorheqjen për këtë fakt ai duhet ti bëjë publike arsyet që e kanë detyruar dhe jo vetëm të informojë popullin po dhe të fillojë e ti ngrejë në këmbë kundër kësaj katastrofe!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.