Fshehja e pasurisë, Vangjush Dako para ILDKP, për shkak të mospërputhjeve në deklarata

Postuar në 18 Mars, 2015 02:55

“Mapo” shkruan se Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka qenë në zyrat e ILDKP për shkak të mospërputhjeve në deklarimin e pasurisë. Dako është parë të hyjë në orën 10:30 dhe ka dalë rreth mesditës nga zyrat e ILDKP të ditës së hënë. Sipas burimeve nga ky institucion, Dako posedon më shumë se ato që ka deklaruar dhe ka një sërë parregullsish në deklarimin e tij. Ende nuk dihet nëse do të bëhet një kallëzim penal nga ana e ILDKP për të, por nëse do të bëhej kjo do t’i kompromentonte seriozisht pozitat e tij për kandidaturën në zgjedhjet e ardhshme. “Mapo” shkruan gjithashtu se të njëjtin fat kanë pasur edhe disa kolege të tij si Baftjar Zeqo, i cili u akuzua për shpërdorim detyre, Shpëtim Gjika për 4 akuza të ndryshme dhe Artan Shëkmbi i dorëhequr që u akuzua për shpërdorim detyre.

http://www.mapo.al/2015/03/vangjush-dako-para-ildkp-akuzohet-per-fshehje-pasurie

Comments

Submitted by Dy Standardet... (not verified) on

Vangjysh Dako eshte i pafajshem...

Ai sinqerisht nuk i di pronat e pasurite e tij...!

Mbase ai nuk mban mend as emrat apo pseudonimet e tjera, nen te cilat jane regjistruar ato.

Nuk i duhet kerkuar pergjegjesi penale edhe per pseudonimet...

Lereni te kandidoje serish dhe t'a gjykoj Sovrani...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.