“Koha Ditore”/ 250 mijë euro për eliminimin e Xhavit Halitit, dëshmitari tregon “planin e vrasjes”

Jo vetëm në Tiranë, por edhe në Prishtinë i njëjti alarm për eliminimin e politikanëve të lartë. “Koha Ditore” shkruan sot se Prokuroria e Shtetit ka një dëshmi për një plan vrasjeje me pagesë të Xhavit Halitit. Në dëshminë në formë deklarate të shkruar thuhet se vrasja ishte paguar 250 mijë euro nga Ibrahim Kelmendi, ndërsa ekzekutimin do të duhej ta kryente Florim Ejupi. Një dëshmitar që pretendon se ka qenë pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në disa vrasje, kërcënime, shantazhe e kidnapime, është deklaruar i gatshëm të tregojë para Prokurorisë për këtë që ai e ka quajtur plan. Dëshmitari i ka telefonuar Halitit, duke i kërkuar falje paraprakisht se ka qenë pjesë e këtij grupi. Pasi i ka treguar për këtë plan, ia ka dhënë një deklaratë të shkruar, një kopje të së cilës e ka “Koha Ditore”. Deklarata në zyrën e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, është dorëzuar nga vetë Xhavit Haliti.
Comments
Mu kujtua shprehja "Plasi në
<p>Mu kujtua shprehja "Plasi në Kuçovë" nga filmi "Gjeneral grmafoni"</p>
Add new comment