Ish socialisti Ndocaj, foto të një dreke me Ramën në Milano. “Ka kushtuar 8 mijë euro. Nuk e largon Ndokën, se e di që pas tij në listë vij unë”

Postuar në 17 Mars, 2015 06:03

Ish kandidati për deputet i PS-së në Lezhë, Eduart Ndocaj, ka hedhur në internet disa foto që ilustrojnë  sipas tij, një drekë me Edi Ramën dhe eksponentë të tjerë të PS në Milano, e cila ka kushtuar 8 mijë euro dhe është paguar prej tij. Ndocaj, që akuzon selinë rozë dhe Ramën se janë treguar të “pabesë”, është i gjashti në listën e kandidatëve të PS në Lezhë dhe nëse arrestohet Arben Ndoka, pas ngjarjes me deputetin e PD-së Strazimiri, ai është deputeti socialist i rradhës. Kjo është arsyeja sipas tij, që Edi Rama “nuk arreston kriminelin Ndoka”. Më herët, Ndocaj ka deklaruar se ka shpenzuar 60 mln lekë të reja për fushatë, por “në këmbim mora pabesinë”.

Ai u shpreh se ndjehet i tradhtuar nga partia për të cilën financoi, ndaj deklaroi edhe largimin nga kjo forcë politike.

a.k

Comments

Submitted by mergim tari (not verified) on

CFARE LAPANJOSI.
PERMEND NDERIN QE PASKA BERE.
TURP. KETA JANE FELLIQESIRAT QE MARRIN NE QAFE PARTITE.
Iiiiiiiiiiii, sa I SHPIFUR!!!!!!

Submitted by tani (not verified) on

nuk eshte lapanjoz.ai me te tijen mire eshte ashtu di ashtu ben..po ti kupto sistemin e perzgjedhjes ne politike..duhet te paguash,e duhet te kesh lek..e me kete sistem harrojeni qe kemi per tu bere ndonjehere..le te perbetohet rama e meta e sala e kushdo qofte..jane vetem genjeshtaret dhe shfrytezusit e radhes...

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Nji dreke ne Milano 8 mije euro. Tamam socialista (si gjithmone).

Submitted by Damiano Damiani (not verified) on

Ketu ka dy gjera joserioze dhe te padinjitet:

1. Nje dreke ne Milano nuk mund te kushtoje 8 mije euro por vetem ne rastet kur drekengrenesit e kalojne numrin 30.

2. Vetem nje njeri pa moral dhe pa personalitet permend pagesat e drekave apo darkave qe iu ka bere te tjereve me vullnetin e tijr.

Per mua do te mjaftonte kjo per ta konsideruar Ndocajn si nje njeri pa kurrfare vlere qytetare dhe as politike.

Submitted by Te hengsha dreken (not verified) on

Rama ben mire qe ua menderos nderjet ketyre gagaxheleve,

por duhet te bej kujdes: te mos i ngjaj Nanos, per parate e harxhuara me davetet e tij!

Me mire tu ngjaj te Pareve te Tij: Qofte edhe dajko Spiros, sic e ka rrefyer profesor Bardhosh Gace.

Kur u be minister a zvendes minister profesor Alfred Uçi, dhe shkoi vizite ne Kukes, vendasit i pergatiten nje dreke.

Sepse keshtu benin me te gjithe te ardhurit.

Por Alfred Uci, qe qysh ne fillim i paralajmeroi, ua la dreken ngrehur: u nise menjehere per Tirane.

Pastaj, kur behet fjale per davete te tilla me dhjetra mysafire, ne dhe te huaj, me cmime te tjera, duhet ndare fatura nepjese.

Ti Lezhjan i kamur, qe kerkon te ri-imbursosh shpemnzimet qe vete i bere, ose qellimisht i bere,, duhet te kesh turp qe i

ben publike keto gjera.

Por edhe Shtetaret tane duhet te bejne kujdes: shqiptaret normale jane te varfer. Ata qe te qirasin sot, duhet t'i qirasesh neser,

kur te ulesh ne karrike...

Nuk qeverisen kollaj shqiptaret...!

Submitted by Licovuni (not verified) on

kesaj i thone ti kujtosh buken tjetrit. Turp!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.