Visar Zhiti në Selinë e Shenjtë si i ngarkuari me punë i Shqipërisë. Vatikani e mirëpret

Postuar në 13 Mars, 2015 12:56

Vatikani ka pranuar propozimin e Ministrisë së Jashtme shqiptare për emërimin e Visar Zhitit si i ngarkuar me punë i Shqipërisë në Vatikan. Zhiti nuk mundi të shkonte dot si ambasador i vendit tonë në Vatikan pasi nuk u dekretua nga presidenti Bujar Nishani. Emërimi i tij si ambasador i Shqipërisë në Vatikan krijoi një debat të gjerë ku u përfshinë krerët më të lartë të politikës dhe besimit fetar. Emërimi i Zhitit u mbështet nga kryeministri Rama, por nuk u dekretua nga presidenti Bujar Nishani. Zhiti do të mbajë vendin e të ngarkuarit me punë, që në mungesë të ambasadorit, është autoriteti më i lartë i përfaqësimit të Shqipërisë në Vatikan. Ky vendim ishte i paralajmëruar nga kreu i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati, i cili u shpreh në muajin shkurt se shkrimtari do të mbajë një detyrë tjetër.

Comments

Submitted by Visar Zhiti, Ai... (not verified) on

Per jeten e individeve ka nje mije pikepyetje,

asnje me pak per Visar Zhitin se per Edi Ramen, Bujar Nishanin, apo Vatikanin...

Kryesorja eshte te marresh persiper shkak-pasojen si pashmangesi filozofike, por edhe si autoportret.

Si Autoportret te gdhendur kur ke mbetur vetem, pasi ke fituar apo humbur, kur kane ikur te tere

dhe ti pyet veten: Kjo ishte fitorja, apo humbja?!

Librat, edhe ato te shkruara si burgologji, nuk e shfaqin dot te teren. Sic edhe fytyra e Shtetit Shqiptar

nuk eshte ajo qe rreken ta sajojne nepunesit e tij vdekatare.

Te gjithe merren vesh, perballe verdiktit te fatit, apo te jetesjelljes sone si Fat.

Madje edhe Vatikani, qe pranon ta zbres akreditimin e shtetit shqiptar ne rang "te ngarkuari me pune"!

Visar Zhiti humbi aq shume ketyre koheve te mbrame, edhe pse jo gjithcka per faj apo fat te tij...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.