Dy fjalë për protestën e sotme të PD-së, që zhvendosi vëmendjen nga problemet e vërteta

Menjëherë pas protestës së sotme, opozita, ose më saktë drejtuesit e saj, kanë hedhur në qarkullim dy teza: së pari se në protestë morën pjesë 300 mijë njerëz, pra që ajo ishte një mesazh ndaj qeverisë që duhet marrë seriozisht dhe së dyti, që merr shkas nga e para, është kërkesa për zgjedhje të parakohshme. E bëri në fillim ish-kryeministri Sali Berisha dhe e ka përsritur deputeti Arben Imami. “Rama dhe Meta të pranojnë se humbën”, tha Imami. Këto lëvizje shumë të shpejta në kërkesa, të pambështetura në një klimë të përshtatshme dhe në një protestë që realisht do të përbënte një provë force, na kujtojnë aksionet politike të opozitës së viteve ‘98-2001, të cilat në thelb realizuan vetëm një objektiv: mbajtën Sali Berishën në pozita dominuese brenda të djathtës. Fitoret e tij politike të vërteta nisën me çarjen e së majtës, çka provon edhe njëherë se shpresa e PD-së, për të imponuar ofertën e vet, është pikërisht kjo çarje. Prova me Ilir Metën, pa marrë përsipër nëse akuza e Doshit është e vërtetë ose jo, ishte një përpjekje në këtë drejtim. Nga ana tjetër kërkesa makismaliste si këtompër zgjedhje të parakohshme, i shërbejnë edhe një qëllimi jo të parëndësishëm siç është ai i kthimit të përballjes për pushtetin vendor më 21 qershor, në një ballafaqim kryekëput politik. Me këtë rast, PD-ja, e ardhur në këto zgjedhje vetëm 2 vjet pas 8 viteve qeverisje, bashkë me ndarjen e pafavorshme elektorale, është duke u përpjekur të minimizojë një humbje të pritshme, sidomos në qytetet kryesore. Çfarë dëshmohet me sjelljen e saj të tanishme është me të vërtetë shqetësuese, njësoj si në rastin e opozitës së PS-së: në vend të administrimit të pakënaqësisë për probleme të vërteta, si energjia, papunësia, pasiguria, apo edhe rifillimi i emigracionit, partia më e madhe e opozitës e lë peng, të drejtën dhe detyrimin e saj për opozitarizëm, të një skenari policor shumë të dyshimtë. Aq më tepër që precedenti i 21 janarit provon se përpjekja për të kanalizuar revoltë përmes një dëshmie si videot, nuk jep rezultat. I gjithë ky lexim mund të kuptohet vetëm në sjelljen politike të partive dhe drejtuesve, të cilët po të shihen se çfarë thonë, kur e thonë dhe sesi flasin, duket qartë se nuk i kanë shteruar të gjitha municionet ndaj njëri-tjetrit. Ndaj edhe askush nuk ka ndërmend të zbardhë të vërtetën, por thjesht të shantazhojë sa të mundet për koncesione që lidhen me institucionet apo pushtete të caktuara.
Comments
O gazetar a vjen nga ndonje
<p>O gazetar a vjen nga ndonje planet tjeter ti? Problemet qe permend ti jane te gjitha dhurata te krimineleve 2B. Ti kujton se Berishes e Bashes i vjen keq per hallet e popullit. U vjen keq vetem per pushtetin dhe parate.</p>
Me nje gje nuk jam dakord.
<p>Me nje gje nuk jam dakord. Paralelizmi midi dy opozitave asaj para 23 qershorit 2013 dhe kesaj te sotme. Edhe ajo nuk ishte e persosur, por kjo qe kemi sot eshte shume, shume me destruktive. Keni pare në ndonje vend tjeter ju gazetar qe merreni me kete teme, qe te sulmohet policia sa here goditen kriminelet? He keni pare apo jo? E shume raste te tjera...</p>
Add new comment