Gazeta Shqiptare”/ Rama porosi deputetëve: Zgjedhjet vendore, zbusni pakënaqësitë e bazës. I kam bërë një ofertë PDIU

“Gazeta Shqiptare” shkruan sot se një ditë më parë kryeministri Edi Rama porositi deputetët socialistë që të ulin pakënaqësitë në zonat që ata mbulojnë, para zgjedhjeve vendore të 21 qershorit. Në një takim me ligjvënësit e PSsë të qarqeve Vlorë, Durrës, Gjirokastër, Fier e Berat, kryeministri Rama mësohet se kërkoi prej tyre më shumë angazhim në këto zgjedhje. Sipas burimeve për “Gazeta Shqiptare”, një pikë themelore e takimit ishte kërkesa për bashkëpunim të ngushtë në koalicion, veçanërisht me LSInë. Gjithashtu “Gazeta Shqiptare” shkruan se sipas burimeve të saj në takim nuk u fol për emra konkretë kandidatësh, vetëm se u është kërkuar deputetëve që nëse kanë ndonjë propozim, ta bëjnë atë konfidencialisht. Po kështu, nga kryeministri Rama është kërkuar që të bëhen edhe sondazhe sekrete në bazë për emra të caktuar, për të parë se sa është mbështetja për secilin emër të propozuar. Një tjetër burim nga mbledhja bëri të ditur për “Gazeta Shqiptare” se kryeministri Rama është shprehur i hapur edhe për aleanca me parti të tjera jashtë koalicionit qeverisës. Konkretisht ai ka informuar se i është bërë një ofertë bashkëpunimi PDIUsë së Shpëtim Idrizit por se ende nuk ka marrë një përgjigje. Mandej Rama e ka vënë theksin më shumë te minimizimi i pakënaqësive, që mund të krijohen për shkak të mbështetjes që PS do t’u japë kandidatëve të LSIsë në disa raste. Vëmendje, sipas Ramës i duhet kushtuar asaj pjese të elektoratit që mund të mos votojë kundër, por që nuk shkon të votojë.
Comments
Shpejt u kujtove shoku. Kemi
<p>Shpejt u kujtove shoku. Kemi len lesht per ty, nate e dite ne fushate, kam paguar karburant per fushate me para borxh e qe nuk i kam lare akoma dhe punet i merr Iliri. PTU makarenj. Do votoj PD per here te pare ne jeten time. </p>
Ja...te besuam,ik o mbushu...
<p>Ja...te besuam,ik o mbushu...</p>
Add new comment