Evakuohet familja e presidentit Obama. Alarm në Shtëpinë e Bardhë pas shpërthimit të një kantine (Video)

Postuar në 07 Mars, 2015 15:00

Një shpërthim i fuqishëm pranë Shtëpisë së Bardhë alarmoi autoritetet e sigurisë që kanë në ruajtje presidentin amerikan Barak Obama. Shpërthimi ndodhi në momentin që kreu i Shtëpisë së Bardhë dhe familja e tij do të hipnin në një  helikopter për të udhëtuar drejt Alabamës në kuadër të 50-vjetorit të marshimit për të drejtat e njeriut. Shërbimet e sigurisë dhe policia lokale bllokuan menjëherë zonën, nga ku u mësua se shpërthimi kishte të bënte me një kantinë të lëvizshme, e cila mori flakë për arsye që ende nuk dihen. Shërbimet inteligjente ishin sinjalizuar për lëvizjen e një mjeti të dyshimtë që drejtohej nga një shitës ushqimesh, por që nga hetimet rezultoi të ishte ngjarje aksidentale.

 

l.m

Fire by the White House (HD) by mitroleonard

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Fajin e ka Saliu, kurse shoferi e kishte emrin Tom Doshi.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.