Berisha: Meta frikë nga skenari që ka gatuar, nuk kam marrë asnjë ftesë nga Prokuroria

Duke kërkuar përsëri dorëheqjen e Ilir Metës nga posti i Kryeparlamentarit, ish-kryeministri Sali Berisha theksoi se Meta po tregon papërgjegjshmërinë më të lartë dhe frikën e tmerrshme nga skenari që ka gatuar. "Meta po përdor postin e rëndësishëm për të mbrojtur aktet makabër që ka projektuar", tha Berisha. Gjithashtu ai deklaroi para mediave se nuk ka marrë asnjë ftesë nga institucioni i akuzës për të dhënë deklaratat e tij, mbi çështjen 'Doshi", që ka përfshirë politikën shqiptare. "Në çdo rast që Prokuroria të më thërrasë, unë do të jem aty", tha Berisha. Një ditë më parë nga Prokuroria, u bë publike një njoftim për mediat, ku mes të tjerëve ishte ftuar për të dhënë deklaratat e tij edhe ish-Kryeministri Berisha.
Comments
Kur del ky edhe sikur te jete
<p>Kur del ky edhe sikur te jete e vertete e humb besueshmerine,kthehet nga nje ngjarje reale ne...vk.</p>
Add new comment