As “ekspertët nga jashtë” nuk funksionojnë. Qeveria e pranon se Crown Agents ka dështuar në dogana

Postuar në 03 Mars, 2015 09:59

“Të vijë dikush nga jashtë që të vërë rregull”. Ky iluzion i përhershëm i yni, nuk ka funksionuar, të paktën jo me kompaninë “Crown Agents” për asistencën në dogana. Qeveria ka pranuar publikisht në një letër mirëkuptimi dërguar FMN-së, se kontrata 8 milionë euro me britanikët nuk dha efektet që priteshin në mbledhjen e të ardhurave. Rritja e madhe e të ardhurave që pritej në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes nuk është realizuar ende dhe, sipas qeverisë, problemi qëndron në zbatimin jo-konsistent të rregullave dhe procedurave të vlerësimit, por edhe informalitetit. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se, vitin e kaluar të ardhurat e mbledhura nga doganat ishin 5.5 miliardë lekë ose 3.5 përqind më të ulta se plani i parashikuar në buxhet. Zëri më ecurinë më të dobët ishte akciza, pikërisht taksa ku qeveria shpresonte të merrte përfitimet më të mëdha nga marrëveshja me “Crown Agents”-raporton TCH.

a.k

Comments

Submitted by Gjon- (not verified) on

<p>Po si ka mundesi se Elisa Spiropali e doganave mbeti duke realizuar planet me 200%! Po per keto humbje kush do te mbaje pergjegjesi?</p>

Submitted by Billy (not verified) on

<p>Po cfare funksionaresh nga jashte jane keta. Nepunesit jane shqiptare. Nese dikur keta nepunes i kontrollonte dikush dhe kishin frike, tani s&#39;kane frike nga askush.</p><p>Eshte si ne rastin e Bankers Petrolium. Punonjesit shqiptare atje, kane bere e po bejne namin duke vjedhur. Jane bere te gjithe miliardere.</p>

Submitted by Albi_I (not verified) on

<p>Eshte ceshtje sistemi, jo individi. Edhe Siemensi gjerman eshte kapur me presh neper duar ne vendet e Afrikes, ama ne Evrope eshte korporate model.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.