Çfarë mund të dijë Tom Doshi për 21 Janarin? A lidhet kjo me reagimin e ashpër të ambasadës amerikane kundër ish-deputetit socialist?

Postuar në 03 Mars, 2015 15:22

Jo me pak habi u prit reagimi i ambasadës amerikane në Tiranë pas përjashtimit të Tom Doshit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Është ndoshta hera e parë që selia diplomatike e Shteteve të Bashkuara reagon kaq hapur  lidhur me një zhvillim të brendshëm në një parti politike në Shqipëri, duke mbështetur publikisht  vendimin e grupit parlamentar  të Partisë Socialiste për largimin nga partia të një personi që sipas saj, pretendohet se është i përfshirë në veprimtari kriminale. Gjuha e përdorur nga  Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë  është ajo e akuzës ndaj deputetit Tom Doshi, për të cilin në një tjetër reagim selia diplomatike e Shteteve të Bashkuara tha se prej vitesh ka ngritur shqetësimin pranë autoriteteve shqiptare. http://albanian.tirana.usembassy.gov/latest-embassy-news/2015-deklarata/deklarat-e-ambasads-s-shba-2-mars-2015.html. Por duke iu referuar deklaratave të së shkuarës, të paktën publikisht, ambasada amerikane nuk ka shfaqur asnjë shqetësim për Tom Doshin kur ai u kandidua nga Partia Socialiste si deputet i Shkodrës në 23 Qershor.  Në deklaratën menjëherë pas përjashtimit nga grupi parlamentar, vetë Tom Doshi iu referua edhe një çështjeje tjetër që kishte diskutuar me Edi Ramën, përveç  dëshmisë për atentatin e parapërgatitur ndaj tij dhe Mhill Fufit. Doshi tha se i kishte bërë të qartë Edi Ramës edhe disa të vërteta mbi 21 Janarin. “I bëra të qartë Edi Ramës edhe për 21 Janarin edhe për të gjitha gjërat”-u shpreh Doshi. https://www.youtube.com/watch?v=y1000NlPR9I. Në fakt Doshi ka qenë një nga deputetët më aktivë të protestës me katër të vrarë në 21 Janar dhe madje u akuzua nga qeveria e atëhershme se kishte paguar “grupin” e Shkodrës për të nxitur dhunën ndaj policisë. Tani që Doshi kërkon të flasë edhe për 21 Janarin, a mund t’i shërbente hetimeve dhe zbardhjes së ngjarjes një dëshmi e plotë e tij  për organizimin e protestës, të cilën opozita e atëhershme e quajti demostratë popullore. Shtetet e Bashkuara janë shprehur publikisht se janë të interesuara që kjo ngjarje të zbardhet dhe dëshmia e Doshit mund t’i ndihmonte këtij qëllimi, por ambasada amerikane në Tiranë në deklaratën pas përjashtimit të Doshit  u tregua shumë e ashpër ndaj ish-deputetit socialist, duke e quajtur rastin e tij si kanosje e krimit ndaj shoqërive të lira. Megjithatë duhet thënë se Shtetet e Bashkuara nuk e kanë kursyer ndihmën për zbardhjen e ngjarjeve të vështira për drejtësinë shqiptare, siç janë  21 Janari apo aksidenti ndaj Kosta Trebickës.

l.mitro

Comments

Submitted by Damiano Damiani (not verified) on

<p>Zoteri gazetar! Hiqni dore nga spekulimet. Ato qe tha ambasada amerikane nuk kane kurrfare lidhjeje me 21 janarin. Nese ka nje deputet apo figure politike te se majtes qe ka kontribuar ne 21 janar per parandalimin e konfliktit ky ka qene Doshi. Madje, ky fakt iu ka bere pershtypje edhe qeveritareve te asaj kohe.</p>

Submitted by Albi_I (not verified) on

<p>Po Doshi nuk e paska mesuar qe &quot;21 janari eshte ceshtje arkeologesh&quot;?&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.