MAS: Nuk merremi me greva të yshtura politikisht. Të vendosur për reformën në arsim

Postuar në 01 Mars, 2015 10:48

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar sot ndaj akuzave të kreut të opozitës Lulzim Basha mbi grevën e studentëve të mjekësisë, duke deklaruar se e drejta e protestës nuk mund të ushtrohet duke cenuar të drejtat e të tjerëve. Në një deklaratë për shtyp, MAS thekson se, “grupi i yshtur politikisht, tashmë edhe publikisht, janë studentë të institucioneve që iu hoq licenca në korrik të vitit 2014. Ndërsa këta që u vunë në kor për t’i qarë hallin, janë të njëjtët që i licencuan kundër ligjit dhe i lanë të funksionojnë jo vetëm kundër ligjit, por kundër çdo lloj arsyeje minimale”. Sipas MAS, këtyre studentëve ju dha një shans i dytë për të vijuar studimet e tyre edhe në Universitet Publike. Jashtë sistemit të meritës, pa konkurrim si studentët e tjerë. Studentët në fjalë, shpjegon MAS, i kanë ditur shumë mirë kushtet me të cilat do të transferoheshin që nga viti i kaluar dhe kanë shprehur falënderimin ndaj MAS për gjithë ndihmën e dhënë. Pse kjo grevë tani? Pse gjatë sezonit të provimeve dhe sezonit të reformës në arsimin e lartë? “Ashtu siç kemi bërë në çdo hap gjatë dhe pas mbylljes së universiteteve të paligjshme, ashtu siç bëmë gjatë debateve për kuotat dhe tarifat, ashtu siç bëmë dhe do vazhdojmë të bëjmë gjatë gjithë reformës, Ministria i është gjendur pranë çdo studenti”, citon deklarata. MAS dhe qeveria shqiptare mbeten të vendosur në rrugën e reformës së arsimit në vend dhe nuk do të lejojnë që askush të marrë peng zhvillimin. “170 mijë studentët shqiptarë dhe familjet e tyre meritojnë një sistem arsimor cilësor, që ofron dije të mirëfillta, që përgatit të ardhmen e vendit, që ofron cilësi. E mbi të gjitha, procesi mësimor në universitetin publik nuk mund të mbahet peng nga askush. As nga partitë politike, as nga ata që përdoren nga partitë politike”, thuhet në deklaratë. Sipas MAS, “e drejta e protestës është e drejtë e çdokujt, por ajo nuk mund të ushtrohet duke cenuar të drejtat e të tjerëve”.

 

l.v

 

http://www.arsimi.gov.al/al/newsroom/deklarata-per-shtyp/deklarate-per-shtyp-e-ministrise-se-arsimit-dhe-sportit-mbi-greven-e-32-studenteve

 

Comments

Submitted by Gjon- (not verified) on

<p>Kaq e vendosur eshte MAS ne rrugen e reformes sa ka vendosur qe t&#39;ia besoje cdo gje Henri Cilit dhe jo Universitetit shteteror ne lidhje me doktoraturat. Akoma mbetet e pashpjegueshme se si i shpetoi mbylljes UET qe shkelte shume kerkesa te akredititimit prandaj ministria ben mire te mos beje moral kur vete nuk eshte ne rregull duke filluar qe nga ministrja e zv. ministrja.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.