M. i Drejtësisë "jep haberin", reforma në Drejtësi, brenda vitit. “I kemi votat”. Kreu i Gj. Lartë, drejtues i KLD-së. Këshilli i Prokurorisë bëhet vendimmarrës

Postuar në 28 Shkurt, 2015 09:16

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ka deklaruar përmes një interviste për “Albanian Screen”, se drafti për reformën në Drejtësi, shoqëruar me ndryshimet kushtetuese, do të realizohet brenda këtij viti. Naço ka shtuar madje se për realizimin e këtyre ndryshimeve, mazhoranca i ka votat, pra ato do të kryhen me ose pa miratimin e opozitës. “Të gjithë bashkë brenda këtij viti jemi të detyruar, kemi detyrime ndaj qytetarëve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë, për ta përfunduar reformën tonë në drjetësi. Kemi kartonat në Kuvend për ta bërë", tha Naço. Ai ka renditur edhe disa pika që janë fytyra e reformës në drejtësi, por edhe e sistemit të nesërm që pritet të dalë nga ndërhyrja në fjalë. Për rolin e ri të presidentit në raport me sistemin dhe KLD-në, ministri sqaroi se "Po është vetë KLD dhe vetë Gjykata e Lartë është brenda sistemit të KLD. Ka pozita më të forta kryetari i Gjykatës së Lartë, i cili drejton Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Duket sikur ka një luftë mes ministrit të Drejtësisë dhe presidentit për çështje kompetencash. Nuk ka qenë aspak qëllimi im. Nëse do të zgjedhim modelin ku ministri nuk merr pjesë, sigurisht që jam i hapur dhe inkurajoj këtë lloj zgjidhje". Ndryshime pësojnë edhe organe të tjera si prokuroria, apo edhe ndjekja e çështjeve në procesin gjyqësor. "Jo çdo çështje që gjykohet në shkallë të parë dhe në Apel, detyrimisht duhet të gjykohet dhe në Gjykatën e Lartë. Kemi kërkuar që të reformohet zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, që do të thotë që Këshilli i Prokurorisë sot, që është një organ konsultativ, nesër të mos jetë një organ konsultativ, po një organ vendimmarrës", vijon Naço.
http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/87820/ALB
s.z

Comments

Submitted by keno kotorri (not verified) on

<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; A mund te na siguroni nje pergjigje ju te <em>respublica</em> nga Zoit Naco&nbsp;per pyetjet e meposhteme :</p><p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; 1, Cili eshte ekipi qe po na bene me Kushtetute te re apo te rilindur?</p><p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; 2.Ku i ka keto vota zoti Naco, sepse duhen 94 ?</p><p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;3, A eshte e dobishme per vendin nje Kushtetute e vetem nje Partie. Se ka rezik qe dhe ajo te mos i pelqej me te majtes, kur te rikthehet e djathta&nbsp;e ta kete ajo gjithe pushtetin&nbsp;sepse kjo po i ndodh me ate te vitit 1998?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.