Kryeministri flet nga Rumania për rrezikun e radikalizmit islamik që mund të “konvertohet në nacionalizëm fetar”. “Arsye që BE të përshpejtojë integrimin”

Postuar në 28 Shkurt, 2015 08:19

Kryeministri i Shqipërisë ndodhet për vizitë në Rumani ku ka nënshkruar disa marrëveshje, por edhe është vlerësuar me çmimin “Honoris Causa” nga universiteti i Bukureshtit. Në këtë aktivitet kryeministri shqiptar ka shfrytëzuar rastin për të folur për rrezikun nga radikalizmi islamik. “Ne mendojmë që ai përshkallëzim është një arsye shumë e fortë për Europën dhe për Bashkimin Europian që këtë diversitet fetar që është në Ballkan ta marrë në mbrojtje sa më shpejt, duke e përshpejtuar procesin e integrimit, duke mos bërë politika që janë taktike dhe nuk kanë asgjë strategjike në raport me vendet e Ballkanit, sepse nëse, largqoftë, ekstremizmi islam do të gjente rrugë për t’u kthyer në një nacionalizëm fetar në formën e një lëvizjeje brenda Ballkanit, do të ishte fundi i kësaj që kemi sot”, tha ai. Nuk dihet nëse radikalizmi islam paraqet realisht këto potenciale në Ballkan, apo Shqipëri, apo kryeministri sheh te kjo tezë një mjet për të luajtur përballë Europës. Dikur, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, ish-kryeministri u akuzua se po përdorte kartën e nacionalizmit si mjet presioni ndaj BE-së. Raste këto që flasin sesa demagogjike është politika e vendeve të dështuara si Shqipëria, që si problem endemik, të përhershëm dhe si pasojë vetëm e vetëm të politikës, kanë varfërinë dhe banditizmin e ardhur nga ata që qeverisin.
s.z

Comments

Submitted by Epiroti (not verified) on

<p>Nje tjeter genjeshter per t&#39;u anetaresuar ne BE e per tiu shmangur korrupsionit dhe babezise se politikaneve pisa. Shqiptaret nuk jane fetare dhe me teper harmonia fetare cenohet nga fondamentalizmi katolik qe Rama e e ka zyrtarizuar tashme duke pagezuar pothuaj gjithe stafin e tij.</p>

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Keshtu ta ka shpieguar Caco ty mer grek. Harmonine fetare ne Shqiperi nuk e prish kerkush pervec Cacos dhe atyre qe i shkojne nga prapa. Dinakeria greke eshte bere e njohur qysh ne kohen kur ua futen trojaneve me ate kalin e famshem. Sot &quot;kali&quot; grek ne Shqiperi eshte Caco e ca si puna jote vijne e na bejne përr-përr se kujtojne se mileti do ta haje sapunin per djathe. Zotrote merr Stefanin dhe Leonardin dhe pirdhuni andej nga Atika.

Submitted by AGroni (not verified) on

<p>o Muco e more vesh kishte hap Tom Doshi nje fondacion bamiresie.Ky eshte i dyti mbas atij te Artan Hoxhes.Ja keshtu riciklohet mafia dhe politika korrpuptive ne Shqiperi me fondacione bamiresie qe u japin stimuj dhe cmime gazetaresk neper mbremje n-galash.Pastaj ska faj lubonja qe bertet per hipokrizi neper televizione sepse jane kapur dhe fondacionet bamirese tani nga mafia dhe krimi.Ky eshte terrorizem dhe radikalizem kur qytetareve mafiozi dhe politikani hajdut u jep nga nje pako me ndihme si Robin Hudi.Se harrova te pyes pse gjithe studentet e akdemise Skenderbej jane bere analiste ne Shqiperi?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.