Lajmi 1/Ministri i Brendshëm: “Hetimet për Santon kanë ngecur”. Lajmi(?) 2: Fevziu- Tahirit: “Ke disa muaj që nuk flet me Artan Didin”

Postuar në 26 Shkurt, 2015 15:15

Gazetari Blendi Fevziu ka patur sot në studio ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Duhet thënë paraprakisht se Tahiri është shfaqur shumë i ngarkuar ndaj mediave në përgjithësi, por edhe Fevziut, që sipas tij “dëgjon shumë Saliun”. Në studio janë prezantuar videot e shumta që kanë qarkulluar së fundmi për dhunën e ushtruar nga përfaqësues të policisë, por edhe të kritikave që ka patur për punën e Tahirit. Një nga këto ka qenë edhe një kritikë e Tom Doshit, që flet për mangësi në punën e policisë në ndjekjen e vrasësve të Artan Santos. Tahiri tha se “për këtë çështje ka një ngërç. Hetimet nuk po ecin siç duhet, për arsye që i di prokurori i çështjes”. Ministri është shprehur i indinjuar nga përdorimi i videove si ilustrim për pyetjet, duke i quajtur ato inskenime të tipit kinema. Për më tepër që Tahiri ka deklaruar se ai nuk ndjek çdo çështje, pasi i ndjek policia e Shtetit. Në këtë pikë, gazetari Fevziu ka hedhur në diskutim një informacion jozyrtar, sipas të cilit “ministri i Brendshëm ka disa muaj që nuk flet me drejtorin e Përgjitshëm të Policisë, Artan Didi”.
s.z

Comments

Submitted by ERIS (not verified) on

Lajmi ishte qe Tahiri e la si te dhjere sot,gjithe ajo balte propagande me dhjetra emisione politike i ra si bajge kokes.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

ERIS, se te shof edhe neper forume te tjera dhe jam kurioz. Ti paguhesh sipas numrit te fjaleve qe shkruan, rreshtave, komenteve apo forumeve ku komenton? Per komentet pergjithesisht pedor nje fjalor te zgjedhur neper haurret e PS.

Submitted by ERIS (not verified) on

Pse duhet te paguhesh qe te jesh i majte ?! Pastaj kush je ti te me thuash cfare duhet te shkuaj e ku duhet te shkruaj?

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Pergjigja jote komentit tim provon se pergjithesisht ty te flet goja para mendjes, neqoftese supozojme se ke mendje sigurisht. E para ti or mik te jesh i majte sa te duash, pagesa s'ka lidhje me te qenet i/e majte. Por te qenet i/e majte nuk presupozon qe pa asnje argument te hedhesh te pegera e baltra andej ketej, sepse zakonisht kete e bejne ata qe paguhen. Prit, numuro deri ne 100, a u kuptuam per te paren? E dyta, mos e vura gje ne dyshim une lirine tende per te shkruar ku te duash e cfare te duash? Padyshim qe jo, une vetem shpreha mendimin tim per gjerat pa baze qe shkruan ti, dmth sa per te shkruar, jo "e la te dhjere", jo "si bajge" etj. etj., se ti mor bir/bije mund te shkruash c'te duash, vetem se pastaj nuk mund te frenosh lirine e te tjereve per te thene ndonje gje rreth asaj qe shkruan ti, apo jo? Si ka thene ai i moçmi, po nuk e hape gojen nuk te marrin vesh ç'je, ama po fole....Se me fal, po ti kush je te me thuash cfare duhet te shkruaj e ku duhet te shkruaj?

Submitted by ERIS (not verified) on

Djale i mbare,s'te pelqen komenti im injoroje dhe rruge te mbare,hajde!

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Kush po jep urdhera tani? E di si eshte puna ti djalke/çupke, kur s'ta mba mos e hidh ne hava.

Submitted by Eris (not verified) on

Ti e meriton nje mbushu tani...po meqe kam respekt per pleqte nuk po ta them.

Submitted by PELLAZGET (not verified) on

...tha aguridhja dhe iku me bisht ne shale...

Submitted by Komisaret e Lindjes (not verified) on

Duhet pranuar: Edi Rama ishte nje shprese per nje qasje ndryshe ndaj nje shteti te mundshem modern shqiptar.

Jo aq se besohej se Rama kishte aftesi organizative , se sa per frymen e meveteshme te ideve dhe konceptvete tij,

qe merret vesh, ishin dhe jane dhe do te mbeten me te reja se ato te Berishes kryeminister.

Por duket se pritja ka qene shume me e madhe se mundesia: Rama vazhdoi fushaten elektorale, edhe pas fitores!

Sot e kesaj dite, ministrat e tij dalin ne biseda a thua per te fituar mbi Berishen!

Berishen nuk po e duronte me njeri, me perjashtim te atyre qe nuk kane per ta zevendesuar kurre me nodkend tjeter,

por verejme se ka ardhur nje kohe se nuk po durohen dot me edhe ata qe Kalerojne mbi Kalin Berisha ne pushtet.

Saimir Tahiri dhe ministrat e tjere, nuk bejne mire kur dalin ne ekrane dhe shprehen: "Sipas mendimit tone, policia jone

eshte me e mire se e para 23 Qershorit, madje edhe se e 25 vjeteve midis..."

Se pari, sepse ky eshte thjesht mendimi/deshira e tyre; Edhe ata te berishes, keshtu mendonin/besonin. Por fakti eshte

ose mund te jete tjeter...

Se dyti, supozojme sikur TV CLAN dhe Fevzo jane me PD-ne, sic akuzoi Ministri. Kjo mund te mos jete aq e moralshme,

por eshte ligjore, padyshim. Ti si politikan ose minister mund te pranosh ose jo te shkosh atje. Por jo te diktosh rregullat

qe atje i vendosin ata dhe jo ti, i ftuari i pranuar si bisedues. Dhe, tere ato fleta me grafike e shifra...mos o Zot...sa shpejt

ju mbaruan fjalet komisareve!

Fevziu e Sandro mund te jene totalisht me berishen dhe mund te paguhen prej tij dite e nate, dhe perderisa berisha eshte njeri i lire,

i padenuar, i akuzuar prej tahireve por i pa gjykuar, aq me shume njerezit e tij, kudo qofshin ata, nuk ka asnje shkak te mos

shprehen ne favor te tij, dhe te bejne opoziten tere diten e dites...

Eshte e turpshme, vetediskredituese qe Ministri i brendshem e quan ne ekran Lulezim Bashen  "medemek kryetari i PD-se".

Basha mund te thirret neser pasneser ne gjyq prej Rilindasve dhe te denohet per krime apo vjedhje, por sot eshte kryetar i Partise

Demokratike te Shqiperise, me se paku nje te treten e votueseve ne kete Republike, shtet qe ka minister te Bremdeshem Saimir Tahirin,

qe e ka per detyre t'i drejtohet atij, zotit Lulezim Basha, me emrin dhe mbiermin e tij, se paku.

Ose...shteti ende vazhdon te trajtohet si pune cilimijsh...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.