Tom Doshi nuk tërhiqet ndaj Edi Ramës: “Kreu i qeverisë të realizojë të gjitha premtimet që ka dhënë për qarkun e Shkodrës deri në 21 qershor”

Pavarësisht asaj që gazeta “Panorama” publikoi ditën e sotme, se deputeti socialist i qarkut Shkodër ishte tërhequr në njëfarë mënyre nga akuzat ndaj kryeministrit, beteja ka vazhduar edhe sot. “Paqja” është prishur brenda ditës së sotme kur vetë deputeti i majtë, i kontaktuar nga “Ora News”, ka rikonfirmuar qëndrimin e tij. Ai ka rikërkuar edhe një herë nga kryeministri Edi Rama, të mbajë premtimet për Shkodrën, duke i përcaktuar si afat kohor datën e zgjedhjeve vendore. I pyetur nga gazetarja e “Ora News” Klara Dervishi, deputeti Doshi sqaroi se “dreka me deputetin Koço Kokëdhima ka qenë një drekë mes kolegësh dhe se vetë Doshi nuk ka dalë me qëndrim të ndryshuar ndaj qeverisë Rama”. Sipas Doshit “asgjë nuk është zgjidhur për problemet që ai ka ngritur dhe e tillë do të jetë derisa kryeministri t’i mbajë premtimet e tij për qarkun e Shkodrës. Kreu i qeverisë duket të realizojë të gjitha premtimet që ka dhënë në qarkun e Shkodrës dhe për këtë ka kohë deri në 21 qershor” ka thënë ai për “Ora News”. Një ditë më parë, Tom Doshi hodhi akuza të ashpra ndaj kryeministrit bërë rreth orës 12:00 para gazetarëve në oborrin e Kuvendit. ...“Sapo ka filluar lufta mes meje dhe tij… Edi Rama është mosmirënjohës, bukëshkelës. Edi Rama e di shumë mirë që edhe Berisha dhe Topalli nuk kanë fituar luftë me mua, e jo më Edi Rama. Lufta brenda llojit është si kanceri që nuk gjen shërim”.
l.v
Comments
Ky eshte Lajm i Madh, Great

Ky eshte Lajm i Madh, Great News! The Great One...

Tom Doshi nuk do shkaktoj tronditje. Tom Doshi eshte me Ne! Tom Doshi beri autokritike ne organizaten baze...

Ne, socialistiket, kaq duam: qe ju atje lart, te mos grindeni me njeri jatrin. Te keqen nanaja juve, mos u koqolepsni, mos...

Mos i beni qejfin hasmit...Mos na e merzisni shokun Enver....E pate se si kullonte dyll, prej trishtimit?

Nuk duam as uje, as buke, as tapi, as drita nuk duam, vec te mos e humbisni Tomen!

Sterrkaj e tha me kohe: shoku Enver tere jeten e vdekjen e tij, eshte gju me gju me masat. Gjuhe me gjuhe me gjene e bardhe

qe do te thote harmoni brenda-socialistike...

Kocua e di mire historine e jugoreve te gadishullit: e ktheu Tomin ne vath, he per he, me pas mbase do ndodh ndonje gje tjater

por partia nuk do jete e papergatitur...do t'i dale konflikteve perpara....Toma nuk do shfaqet me si ballkanas...

Add new comment