Artan Shkëmbi zbulon padashur arsyet e vërteta të dorëheqjes: I hapa rrugë kandidatit të LSI-së

Postuar në 25 Shkurt, 2015 09:04

Artan Shkëmbi ndoshta pa dashur ka sqaruar arsyet e vërteta të dorehqjes nga detyra e kryebashkiakut të Pogradecit. Në një intervistë për Tv Klan ai thotë se me largimin nga ky post i ka hapur rrugë një kandidati që do të zgjidhet nga radhët e LSI-së. I pyetur nëse dorëheqja e tij lidhej me zonat e lira që Partia Socialiste do t’i lërë aleatit të vet për zgjedhjet e qershorit, Shkëmbi dha këtë përgjigje.

“Pikërisht kjo është një nga arsyet e dorëheqjes sime. Largimi im nga ky vend ka krijuar hapësirën e nevojshme dhe unë nuk dua që me këtë intervistë të jap ndikimin tim apo të ushtroj presion tim qoftë edhe verbal që kjo kandidaturë të jetë e LSI-së” .

Ai ka pranuar se në shkëmbim të dorëheqjes i është premtuar një post në administratën qendrore.

https://www.youtube.com/watch?v=UmFNyLNdXAw

l.m

Comments

Submitted by AnonimO (not verified) on

Me vjen keq qe titulli por edhe citimi ne kete artikull eshte jo vetem gabim por edhe i keqperdorur me qellim nga TV-Klan.

Akoma me keq me vjen per gazetarin qe as pa pare videon ka mare titullin dhe e ka vene.

Me serioze ne pune.

Pershendetje

Submitted by szaimi (not verified) on

Mund t'iu vije keq, eshte e drejta juaj. Videoja eshte aty, edhe z. Shkembi qendron aty me sintaksen dhe shqipen e vet, kur deklaron qarte se "Pikerisht kjo eshte arsyeja e largimit". Ka edhe nje interviste te dyte te z. Shkembi, dhene per "AbcNews" ku ai nuk e thote kete gje. Por kjo eshte interviste dhene per Tv Klan. Dhe jemi shume serioze ne pune. Pershendetje!

Submitted by AnonimO (not verified) on

Nuk me duket ashtu, fjalia ne video eshte e nderprere por si gazetar i ketij niveli dua tu kerkoj falje qe po u kerkoj me sh sec mundeni.

Eshte ceshtje niveli dhe gazetarie te dobet, jo e rralle fatkeqesisht.

Megjithate fale zotit "Kristali" nuk nxjerr dhe doktore, e lente tek gazetaret!

Submitted by szaimi (not verified) on

Jeni i falur. Eshte vertet e pamundur te diskutosh per ate qe e degjojne te gjithe, ngaqe nuk ka se cfare te diskutosh. Dhe nuk besoj se duhen lente Per Te Degjuar ate qe thote dikush.

Submitted by AnonimO (not verified) on

Meso te shkruash se nuk shkruhen te gjitha me te medha.

Ehh "Kristal", te gazetaret qofte.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

O AnonimO, a nuk te duket se po e tepron pak tani. Miqesisht Plaku.

Submitted by Albi_I (not verified) on

Po ca rendesie ka nese e pranon apo jo aman, kjo eshte pjese sa per show. Ne fund do dali kandidat i LSI e do kuptohet qarte qe ishte pjese e marrveshjes.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.