Shënim: Manolis Glezios u kërkon falje grekëve për mosmbajtje të premtimeve. Një shfaqje e huaj për Shqipërinë, edhe ngaqë premtimet mbahen përherë

Manolis Glezios u ka kërkuar një falje publike grekëve pse Syriza nuk iu përmbajt premtime e të bëra në fushatë. Dhe ky akt ka tërhequr vëmendjen edhe në Shqipëri. Ja se çfarë ka thënë ndër të tjera Glezios: “Ju nuk mund të ndryshoni rezultatin e votës së popullit grek, në zgjedhjet e 25 janarit. Grekët votuan për atë që Syriza premtoi, se do të anulonte regjimin e rreptë të kursimit, domethënë do të pengonim jo vetëm strategjinë e oligarkëve gjermanë dhe vendeve të tjera të kreditorëve, por do t’i kundërviheshim edhe vetë oligarkisë greke. Ne u zotuam të shfuqizojmë Memorandumin, Trojkën, dhe të gjitha ligjet që diktonin masat e kursimeve. Ka kaluar më shumë se një muaj, dhe ky premtim nuk është përkthyer ende në veprime konkrete. Dhe kjo është me të vërtetë e turpshme. Nga ana ime, unë i kërkoj falje popullit grek, që u bëra pjesë e këtij iluzioni të madh...”. Pra ka kaluar vetëm një muaj dhe Glezios reagoi. Po në Shqipëri? Kanë kaluar vetëm 18 muaj dhe konkluzioni i qeverisjes aktuale në raport me premtimet mund të gjendet te deklarata e kryeministrit të vendit në Kafaraj të Fierit para dy ditësh, me rastin e donacioneve të USAID-it për një serë. “Këta jemi Ne – themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi”. Po a është vallë kështu? Programi i PS-së, aty është, në internet: aty janë premtimet për ulje të çmimit të energjisë, për ulje të tvsh-së së mallrave të shportës, punësimi i 300 mijë njerëzve etj., copëza nga kjo “letërsi politike, fantastiko-mitologjike”. Natyrisht do të duhet të pranojmë se ka një traditë të konsoliduar në këtë drejtim dhe se ekipi aktual socialist nuk është gjenuin në këtë prezantim.
s.zaimi
Comments
Po nuk eshte krahasim qe
<p>
<script src="safari-extension://com.ebay.safari.myebaymanager-QYHMMGCMJR/18ec5406/background/helpers/prefilterHelper.js" type="text/javascript">
</script>
Po nuk eshte krahasim qe behet ky.</p><p>Programi i SYRIZA-as ishte ne fakt nje program "prishjeje", cka mund te realizohet me nje goditje te vetme, njelloj si demolimet me ndertesave pa leje me explosion te kontrolluar qe per 10 sekonda e hedh perdhe gjithe karabinane. Ndersa programi i Rames eshte program ndertimi, dhe nje "ndertese" kaq e sofistikuar si eshte shteti modern, duhet me ndertu, aq me teper ne trojet e pasardhesve te atyre qe me shume mund e dhimbje ja dolen me ndertu kalane e Rozafatit.</p><p> </p>
Add new comment