Tomë Doshi, breshëri kritikash ndaj qeverisjes: Ndryshime në kabinet, disa ministra dhe krerët e tatim-doganave bëjnë afera

Deputeti socialist Tom Doshi u është rikthyer sot në mesditë në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, akuzave dhe kritikave ndaj qeverisjes. Pas një viti e gjysëm qeverisje, situata nuk është e mirë, ka thënë Doshi, duke kërkuar një analizë të punës së qeverisë nga deputetët, me praninë e kryeministrit Rama. Vetë Rama mungonte në mbledhje, por kjo s’e pengoi Doshin të kërkonte ndryshime në qeveri dhe administratë përpara zgjedhjeve lokale. Doshi deklaroi se një pjesë e ministrave po vjedhin, ndërsa ka qenë i gatshëm të sjellë edhe fakte për të dëshmuar se drejtoresha e përgjithshme e Tatimeve dhe familjarë të saj janë kthyer në sekserë për përfitime personale; po kështu dhe ajo e Doganave. Duket se Doshi është dëgjuar nga të pranishmit, pa patur ndërhyrje të tjera.
a.k
Comments
Derisa Tom Doshi sulmon

Derisa Tom Doshi sulmon ministrat,eshte shenje e mire qe nuk po i nenshtrohen nje horri si ai.

Tamam ashtu duhet te jete se

Tamam ashtu duhet te jete se ky, Doshi, nuk e shpjegon dot se si eshte gedhir miliarder

Doshi mund ta shpjegoje se si

Doshi mund ta shpjegoje se si eshte gdhi miliarder kur nje nga psikopatet te shpjegoje se si u gdhi kryeminister...

... ose shenje se as nje si

... ose shenje se as nje si Toma nuk arrin te marre nje thele po gjithcka eshte perqendruar ne duart e Rames dhe njerezve te ngushte te tij.

Doshi eshte ai qe eshte por

Doshi eshte ai qe eshte por akuzat e tij jane te verteta. Mjafton te verifikoni ku jane punesuar te afermit e Spiropalit dhe te Shehajt dhe te ardhurat e tyre per te faktuar akuzat e Tom Doshit.

Tome Doshi nuk ka nevoje t'i

Tome Doshi nuk ka nevoje t'i lepihet askujt. Pasurine qe ka, e ka vene pa hyre ne politike fare. Ai, si kushdo tjeter, mund te kete te meta por ne rastin konkret ka te drejte pasi deputetet, dhe sidomos nje deputet me nje kontribut si Doshi, duhet te degjohen dhe te pyeten sadopak. E vetmja verejtje per Doshin, ne kete rast, eshte se duhet t'i grumbulloje provat per " vjedhje " te ministrave dhe, si fillim, t'ia paraqese kryesise se PS dhe, nese nuk merren masa, atehere t'i dergoje ne prokurori.

Add new comment