Mjekët shtojnë protestën, peticion për largimin e ministrit Beqaj. “Po jep konçesione klienteliste”

Nisi si një reagim kundër testimeve që ka planifikuar ministria e Shëndetësisë, por mjekët e kanë përshkallëzuar protestën e tyre. Tani bluzat e bardha kërkojnë edhe largimin e ministrit të Shëndetësisë, duke parashtruar njëherësh disa kërkesa. Ata thonë se kërkojnë rritje page, ambiente më të mira, ilaçe për të sëmurët, etj. “Ne nuk jemi dakord me politikën makro që po ndjek ky ministër. Ai po na jep të gjithëve me koncesion. Koncesionet e tij janë klienteliste”, thonë mjekët, që kanë nisur të mbledhin firma për një peticion për largimin e ministrit. Peticioni do i dërgohet Presidentit, Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit, institucioneve ndërkombëtare. Ata kanë thënë se çdo ditë do protestojnë në orën 11:00 për denigrimin që sipas tyre, po i bëhet shëndetësisë, ndërsa nuk janë kundër testimeve, por kundër nismave anti-ligjore.
a.k
Comments
U be nje test nga emisioni

U be nje test nga emisioni "studio e hapur" te news24-es me disa infermiere,dhe...vetem 20% e tyre u pergjigjen sakte. Kuptohet se pse protestojne...te mjeret ne!

z. Tsipiras,mesa duket nuk e

z. Tsipiras,mesa duket nuk e ke kuptuar thelbin e problemit duke e banalizuar ate vetem me pergjigjet e disa infermiereve,qe nuk perfaqesojne asgje.Puna eshte se "ministri" qe eshte kurkushi si person,kerkon as me shume e as me pak por te testoje me "kliken e tij" te gjithe mjeket,te dale mbi te gjitha diplomat universitare dhe pasuniversitare kombetare dhe nderkombetare,te dale mbi eksperiencen shumevjeçare te shume mjekeve,te dale mbi te gjitha llojet e specialiteteve mjekesore,te dale edhe mbi mjeket ekspert unikale kombetar,te dale mbi ligjet ekzistuese,te dale mbi universitetet,institucionet shkencore dhe Komisionet Qeveritare te Atestimit Shkencor qw kane diplomuar mjeket,te dale mbi punimet dhe publikimet shkencore brenda dhe jashte vendit qe kane kryer shume mjeke mandje ne revista shkencore presticioze nderkombetare vetem e vetem qe ky "minister" te plotesoje kapriçot e tij se bashku me disa "militant partiake nul".Nje MINISTËR serioz duhej te bente jo testimin(provimin) profesional burokratik,qe eshte nje absurditet i vertet,por te bente studimin e gjendjes profesionale te çdo mjeku mbi bazen e rezultateve konkrete gjate karieres se tij profesionale,kurrikulave,diplomimeve,gradave shkencore,botimeve shkencore,aplikimeve shkencore praktike ne mjekesi,metodave te reja te propozuara e zbatuara ne kliniken mjekesore,angazhimet ne aktivitetet shkencore kombetare e nderkombetare(simpoziume,konferenca,kongrese mjekesore etj.),zoterimi real i gjuheve te huaja(me goje dhe me shkrim),pozicionet profesionale ne hierakine mjekesore,mendimi kolektiv human i pacienteve dhe kolegeve ndaj mjekut,shkeljet eventuale disiplinore dhe profesionale gjate karieres,masat disiplinore ose gjyqesore qe mund te jene marre ndaj mjekut etj. Dhe mbi bazen e ketij studimi serioz jo partiak,te propozonte levizjet e mjekeve ne pozicionet drejtuese sipas aftesive dhe kualifikimeve reale te secilit.Pra mjere ne per kete palo minister partiak.

Ai qe eshte i afte s'ka pse

Ai qe eshte i afte s'ka pse proteston. Shkon ne provim ballelarte dhe i pergjigjet pyetjeve. Kjo eshte nga pervoja e cdo ish stuenti, qe kalon me dhjetera provime. Ma merr mendja se protesta bejne ata qe nuk jane te afte dhe kane frike se do rrezohen ne testim.

Add new comment