Vëllai i Alfred Qefalisë akuzon policinë për dhunë: I kanë thyer një brinjë dhe nuk i kanë dhënë ilaçet. S’ka lidhje me tritolin te farmacia e Tahirit (Video)

Teksa policia ndodhet nën akuzë për veprime të dhunshme ndaj personave që ndalon, nisur dhe nga rasti më i fundit në Korçë, ku 33 vjeçari Tomi Misha u godit nga dy efektivë të policisë lokale për shkak se ishte në gjendje të dehur, një tjetër dëshmi flet për dhunë këtë radhë brenda qelive të burgut. Është vëllai i Alfred Qefalisë, i arrestuar pak ditë më parë dhe i dyshuar për vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri. Ai thotë në një intervistë për ABC News se Alfred Qefalia është keqtrajtuar në burg dhe i janë thyer disa brinjë për të treguar mbi ngjarjen. Po ashtu sipas tij gardianët e burgut nuk kanë lejuar që Qefalia të marrë mjekimin përmes ilaçeve që i kishte çuar avokati. Për keqtrajtimin e të vëllait ai tregon se i është drejtuar Avokatit të Popullit, ndërsa ky i fundit e ka këshilluar ta dresojë çështjen tek Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, ndërsa ky organ i ka sugjeruar t’i drejtohet Prokurorisë nëse ka prova.
l.m
Comments
Dhe intervista eshte dhene
<p>Dhe intervista eshte dhene tek ABC!</p><p>A mos valle urdheruesit dhe frymezuesit i ka zene frika dhe po krijojne alibira dhe teori konpirative qe ti shpetojne pergjegjesise?</p><p> </p>
Add new comment