A. Fuga: “Do të doja një reagim nga U. i Gazetarëve kundër ndonjë politikani a bosi të medias...”. Kujtesë - Kryeministri: “Nuk e ndjejmë mungesën e sindikatave”

Postuar në 19 Shkurt, 2015 05:33

Artan Fuga ka shkruar diçka në lidhje me përballjen e krijuar së fundmi mes Unionit të Gazetarëve dhe gazetarit Çim Peka. Përballje asimetrike duhet thënë, që në mënyrë krejt të pavend priret të organizojë një lloj gjyqi publik ndaj Pekës, për një debat që ka dy palë. Gjithsesi, Fuga e ka fjalën diku tjetër, dhe konkretisht te roli i munguar u këtij Unioni për të drejtat e mohuara të gazetarëve, për pagesat e vonuara, për punën në të zezë, për marrëdhëniet primitive mes lirisë së të shprehurit dhe vijave editoriale që janë arbitrare dhe të personalizuara etj.. “Nuk e di nëse ky Union ekziston realisht dhe është i angazhuar edhe për qindra probleme të tjera të rënda dhe të trishtuara që kanë gazetarët, sidomos gazetarët e rinj. Pse me Cim Pekën e gjetën të afirmohen në publik? Nuk më pëlqejnë sjelljet selektive, sepse cenojnë barazinë e trajtimit të gjithçkaje e të gjithëve që është vlera e parë e iluministëve duke përfshirë edhe Volterin që e citon jo profesionalisht Unioni. Sepse do të doja një reagim nga Unioni kundër ndonjë politikani, shtetari, bosi të medias, që fyen dhe torturon profesionalisht dhe moralisht gazetarët, apo kundër ndonjë gazetari apo medieje që poshtëron një qytetar, shpif ndaj tij, e nëpërkëmb, por nuk prisja prej tij një arbitrazh mes dy gazetarësh a analistësh në një emision televiziv ku përderisa nuk ankohet drejtuesi i emisionit, s'ka përse i dalin zot të tjerët, sepse fyejnë edhe emisionin vetë dhe drejtuesin e tij”, shkruan ndër të tjera Fuga(https://www.facebook.com/pages/Artan-Fuga/27892188595?ref=ts...). Dhe këto fjalë vijnë e marrin më shumë kuptim në dritën e deklaratave të fundit të kryeministrit, për një televizion italian, e ku ai është shprehur se “në Shqipëri nuk ua ndjejmë mungesën sindikatave”( http://www.oranews.tv/vendi/edi-rama-ne-shqiperi-nuk-e-ndjej...). Ndër të rrallat herë që Edi Rama ka 100% të drejtë.
s.z

Comments

Submitted by Komisaret e Lindjes (not verified) on

Kohe me pare, edhe pse pohues ndaj qasjes se Artan Fuges, ka ndodhur qe jam shprehur edhe "kunder" tij.

Por, u bene shume kohe, profesor Fuga po provon ne sy te te gjitheve se i eshte larguar shume Vetes se Tij te Dikurshme.

Shprehem keshtu se, secili nga ne, do duhet ta pranoje veten e Tij te Dikurshme; te mos bejme sikur Nuk Kemi Qene Edhe Dje.

Nese nuk e bejme kete, rrefejme, edhe ne heshtje, se ende jemi ne Kohen e Vetes Dikur.

Prononcimet e profesor Fuges, ftojne jo vetem respektimin e tij, por edhe terheqin vemendje per tere shoqerine.

Eshte e drejta e Andrea Stefanit dhe e Çim Pekes te jene e te prononcohen ata qe jane, por perderisa A Çipa merr persiper te

shprehet ne emer te nje Unioni, minimalisht do duhej te respektonte veten si gazetari qe ka qene, dhe me se s'ben do duhej

te kishte terhequr mendimin e pjesetareve te shoqates a unionit ne fjale. Ta merr mendja qe nuk e ka te njejte opinionin me ata,

perderisa te drejtat e tyre ndaj te Tjereve (shtetit, politikes, konsiderimit ekonomik) nuk jane mbrojtur prej ketij Unioni.

Ajo qe shqeteson shume ne kete vend eshte se...sa here kembehen palet politike ne pushtet/opozite, aq here kembehen

dinjitetet dhe personalitetet e ca shefave te shtypit e medias se Tiranes!

Submitted by Bard C. (not verified) on

Unioni i Gazetareve me mire do mund te quhej "Unioni i Gazetareve Shkerdhata". Fuga ka te drejte: Ku eshte Unioni kur gazetaret paguhen si kamariere, kur u mbahet rroga nga gjashte muaj rresht, pse nuk reagon Unioni i Gazetareve ndaj fyrjes se Kryeministrit ndaj gazetares shqiptare ne Bruksel? Ku jane keta qelbesira?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.