Dhuratat e politikës për Tiranën; anulohet koncesioni i parkingjeve, por lartësohen kullat te Liqeni. “Një betejë e humbur qytetarie”, shkruan Minxhozi

Liqeni i Tiranës, duket se do të jetë pjesë e të shkuarës së zhbërë të këtij qyteti. Kullat e shumëdiskutuarao vijojnë të lartësohen me konsensusin e të gjithëve që përndryshe “zihen” për çdo gjë. Skënder Minxhozi shkruan sot në gazetën “Shqip” se kjo që po ndodh është një betejë e humbur qytetarie. “Po provohet edhe një herë se ajo pjesë e Tiranës, i ka bashkuar sërish të gjithë bashkë: të djathtë, të majtë, opozitë e pushtet. Disa hedhin në letër planet urbanistike “miqësore”, të tjerë bëjnë sikur protestojnë, e lenë “me rrjedhje të lirë” problemin, derisa një panel gjykate, nga ata që shqiptarët i njohin dhe i provojnë përditë, të sanksionojnë “në emër të popullit” vendimin për të mos prekur asnjë grimë nga projektet. Një mekanizëm i perfeksionuar i devijimit të interesave qytetare, në dobi të interesave të biznesit dhe politikës. Nëse shumica aktuale ka marrë përsipër të instalojë të drejtën, duke u zotuar thuajse çdo ditë solemnisht se do të luftojë të gjitha të këqijat e imagjinueshme të sistemit, kjo s’mund të kryhet duke dënuar disa, për kundërvajtje të cilat nuk vlejnë për disa të tjerë”, shkruan Minxhozi. Dhe apeli i shkon kështu një qeverie me “amnezi” të lartë, që “harron”, që “nuk shikon” e që në ndryshim nga sa shkruan Minxhozi, nuk dëmtojnë vetëm imazhin e saj, por besimin se “vota bën ndryshimin”. Një faturë e ka këtu edhe kryetari i Bashkisë që po ikën nga karrigia me një koncesion të anulluar dhe me një dhuratë te liqeni në këmbim.
s.z
Comments
https://secure.avaaz.org/en/p
<p>https://secure.avaaz.org/en/petition/Bashkia_e_Tiranes_STOP_ndertimit_te...
Add new comment