"Shekulli”: “Ti Visar nuk ke këllqe për në Vatikan. Njësoj si B. Mustafaj dhe Y. Aliçka që s’prodhuan asgjë për Shqipërinë. Na duhesh këtu, për letrat...”

Postuar në 18 Shkurt, 2015 11:08

“Visar, edhe unë jam Bujar”. Ky është titulli që kryeredaktori i gazetës “Shekulli” i ka vënë opinionit të tij të sotëm, i cili trajton përballjen mes kandidatit për ambasador në Vatikan, Visar Zhiti dhe Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Përkatësisht Visar dhe Bujar, siç preferon t’i thërrasë në shkrim Arbeni(Rrozhani). Dhe ia thotë troç “mikut të vet” që nuk duhet të shkojë në Vatikan si ambasador, për arsyen e thjeshtë se nuk e bën dot këtë punë. Dhe për këtë Shqipëria, sipas tij ka shembuj që nuk duhen përsëritur. “E ke vendin këtu, për shumë motive. Dhe për më të madhin motiv, këtu ke Atjonin, birin tënd të vetëm, që nuk jeton më…Nuk e ke vendin, as në Vatikan, as në ndonjë ambasadë tjetër, qoftë edhe si i ngarkuar me Punë, për të hequr qafe firmën e oponentit Bujar. Nuk mund ta bësh atë punë, nuk është për këllqet e tu dhe unë, edhe pse të vjen keq, nuk kam besim te aftësitë e tua si përfaqësues i shtetit shqiptar në Selinë e Shenjtë. Jo se nuk je katolik, por nuk ke treguar se je ekzekutiv dhe ti atje do të shkosh si pjesë e Ekzekutivit shqiptar. Po të kujtoj një “njollë” të errët në biografinë tënde ekzekutive, në ato pak muaj kur ishte ministër i qeverisë Berisha...Ke dhënë me qira deri në 500 metër katrorë sipërfaqe deri në 20 vjet. Pra ti vetëm në një muaj, pasi more postin ekzekutiv, firmose për të shitur për dy dekada, njërën prej fortesave, ku për 25 vite kishte luftuar, heroi ynë kombëtar, kalorësi i Krishtërimit, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ti Visar nuk duhet të shkosh në asnjë ambasadë. Mbrojtësit e tu të shumtë ngrejnë lart penën tënde, poezinë, prozën, publicistikën dhe për këtë të marrin hopa për të të çuar në kolltukun e ambasadorit. Nuk na duhesh për atje Visar. Kemi parë shumë sivëllezër të tu, edhe ata njerëz të letrave. Po të kujtoj Besnik Mustafajin apo Ylljet Aliçkajn, edhe ata njerëz shumë të mirë, si ti. U bënë ambasadorë të Shqipërisë në Francë…dhe çfarë bënë për ta afruar Shqipërinë me Parisin zyrtar? Përdorën këtë mandat të vyer diplomatik për të lëvruar gjinitë e tyre letrare, për t’i botuar ato, por nuk prodhuan asgjë për Shqipërinë. Ti nuk mund të jesh pjesë e kësaj trupe diplomatike, që është ende rrumpallë…”, shkruan drejtuesi i gazetës “Shekulli”.
http://www.shekulli.com.al/p.php?id=218628
s.z

Comments

Submitted by diplomati (not verified) on

Visari paska prodhuar letra te pakten po ky fare Rrozhani, qe na qenka dhe kryeredaktor amator, prodhoka vec pordhe. Nuk e gjykon dot ti nje njeri si Visari

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Nuk kuptoj se ç'fare diplomati mund te jete nje person ne Vatikan kur thote pa fare diplomacie per Kishen Katolike Shqiptare te Martirizueme se ka "reagim fondamentalist", aqe ma teper qe per fondamentalistat e vertete, qe dergojne besimtar per te prer koka nuk thote asnji fjale (?!?!).

Para pak kohve i ka ndodhe ajo qe mos i ndodhte kerkuj, qe humbi papritmas ne nji aksident djalin e vet te mire, e tash futet ne qender te debateve politike. Un personalisht do tu thojshe propozuesve per ambasador (per kudo qofte) se nuk jam ne gjendje shpirtnore te merrem me keto gjera.

Ose Zhiti ka humbe plotesisht ndjenjat njerzore, ose mbi ndjenjat ven karjeren.

Submitted by Atomisti (not verified) on

Dikur,rreth 80 vjetë më parë,një shkrimtar i madh Rus i formuar në ortekun e jetës popullore ruse dhe pasqyrues i vërtet i jetës njerëzore të popullit të vet,kur bëhej fjalë për njeriun,në vlerësim dhe respekt të tij jo vetëm me fjalë por edhe me vepra,shprehej se edhe vet fjalën NJERI duhet ta shkruajmë me gërma të mëdha. Shpreh keqardhjen dhe habinë time që zoti VISAR ZHITI u bë palë e grupeve dhe lojrave partiake në kurris të tij duke e katandisur vehten për ta shkruar me gërma të vogëla. Siç edhe është shprehur vet në intervistat e ndryshme gazetareske, visari  paska lejuar diskutime me lloj-lloj partiakësh e burokratësh nga e majta në djatht vetëm e vetëm për kapjen e ambasadorit në VATIKAN. TURP.

Submitted by Epiroti (not verified) on

Zhiti eshte pjese e se njejtes nomenklature qe jane bashke ne shkaterrimin e ketij vendi. Te ishte aq i paster nuk i shkonte emri ne zarfe.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Epo e gjetem edhe viktimen e rradhes, o burra ti biem sa na ha krahu deri sa te dali viktima tjeter...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.