Në televizionin italian “La7”, Rama: Duhet një Europë më e organizuar në përballjen me ISIS

Postuar në 19 Shkurt, 2015 02:33

I prezantuar si një Kryeministër ndryshe, me një të shkuar si basketbollist, piktor, por edhe këngëtar, Daria Bignardi drejtuesja e emisionit “Le invasioni barbariche” në televizion italian “La7”, në bisedë me Ramën u ndal tek e shkuara e Shqipërisë, por dhe tek e ardhmja. Edhe njëherë Kryeministri Rama nuk kurseu thirrjen e tij ndaj bizneseve italiane për të investuar në Shqipëri, "në këtë vend do të gjeni një klimë shumë të mirë biznesi", u shpreh ai. Gjatë bisedës nuk kishin si të mungonin as ngacmimet, lidhur me epitetet që i janë vënë shqiptarëve ndër vite në Itali, por Kryeministri Rama iu përgjigj me të njëjtën monedhë. “Ishin të njëjtat epitete që qarkulluan për gjyshërit tuaj në Amerikë. Italianë, pica dhe mafia ishte një epitet shumë i përhapur, por që nuk i përqasej realitetit, por që për fat të keq ka qenë kështu për vite e vite. Por tani janë mbi 38 mijë biznese të ngritura nga shqiptarët në Itali dhe qindra mijë të tjerë që jetojnë e punojnë këtu. Me kënaqësi dua të them që prej vitesh studentët shqiptarë në Itali janë studentët më të mirë të huaj”, tha Kryeministri Rama.

I ftuar në “talk show” “Le invasioni barbariche” në televizion italian “La7”, kryeministri Rama deklaroi se duhet një Europë më e organizuar në përballjen me ISIS. “Duke parë në televizion atë që po ndodhë në këto vende, ku është kjo barbari kundër njerëzimit, bihet në gabimin që të mendosh që është diçka që po ndodh larg dhe nuk na përket ne. Në fakt është diçka që mund të na ndodh të gjithëve në shtëpi. Këtë gjë e dëshmuan dhe ngjarjet në Paris. Është e qartë që këtu duhet një strategji e vërtetë e Europës dhe të një projekti të vërtetë. Për shembull, kur ishte lufta për të çliruar shqiptarët e Kosovës, kishte një plan të qartë për këta refugjatë. Ata erdhën në Shqipëri, Itali e në shtete të tjera. Ndërkohë këta që vijnë tani nga deti, nuk mund të lihen aty, por ama as të priten nga një shtet i vetëm. Duhet një plan europian dhe në gjithë këtë histori është mungesa e një Europe strategjike”, është shprehur Kryeministri Rama.  Ai vuri theksin dhe tek forcat antieuropiane që po fuqizohen çdo ditë, duke u shprehur se nuk është zgjidhja dalja nga Bashkimi Europian, por duhet besimi dhe krijimi i një Europë më të bashkuar dhe më tolerante.

Kryeministri shqiptar është pyetur edhe për sulmin që i është bërë në  vitin 1990. Ai ka deklaruar se gjithcka ndodhi për shkak të aktivitetit të tij dhe disa intelektualëve të tjerë për  gjendjen në të cilën ndodhej në atë kohë Shqipëria. Edhe pse autorët nuk u zbuluan kurrë, Rama beson se pas sulmit fshiheshin Shërbimet Sekrete të asaj periudhe. Marrdhëniet mes dy vendeve kanë qenë pjesë e intervistës, Rama theksoi se mes Shqipërisë dhe Italisë ka lidhje të forta, ndërsa së fundi vendi ynë është kthyer në destinacion për italianët. Harmoninë fetare në Shqipëri, Rama ka preferuar ta quajë “vëllazëri fetare” ashtu sic e konsideroi edhe Papa Françesku gjatë vizitës së tij në Tiranë.

l.v

http://www.la7.it/le-invasioni-barbariche/video/edi-rama-in-questa-crisi...

Comments

Submitted by Komisaret e Lindjes (not verified) on

Perfundimisht,

edhe pse ishte kryeministri tek i cili shpresuan aq shume,

edhe pse ishte i pa-perkedheluri direct prej Bllokut Fals,

edhe pse u fyeve nga Nano dhe te vetet

dhe u rrahe nga Berisha e te vetet,

rezulton se je nje deshtim po aq si ata!

Nje mashtrues i vetes, se pari,

aspak konseguent bindjesh e parimesh,

iluzionist i pandreqshem, qe perpara Vetes dhe Shqiperise,

kerkon te rregullosh, Ballkanin, Apeninet, Pirenejt dhe te kryesosh Internacionalen,

ku Tsipras mbetet te enderroj zevendesKryetarin!

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

I prezantuar si një Kryeministër ndryshe, me një të shkuar si basketbollist, piktor, por edhe këngëtar,

...ka harruar te thote qe ne te shkuaren e tij ka qene edhe barbon ne Paris, nudist, etj. Jo se ka ndonje gje te keqe, po keshtu thjesht per hir te se vertetes, se del sikur psh ka ndonje gje per t'u krenuar vecanerisht psh qe ka qene basketbollist, por qe duhet mbajtur fshehur qe ka qene endacak i pastrehe ne Paris dhe bridhte lakuriq plazheve...

Si politikan nuk eshte as me i mire e as me i keq se lolot psikopate qe kemi pasur me pare si Enveri, Saliu, Fatosi, Iliri, Pandi etj. etj.

Submitted by Gjon- (not verified) on

Plaku Xhuxhumaku

Ne thelb Edi Rama eshte nje Kryeminister 'ndryshe' ne kuptimin qe ai perpiqet me te gjitha menyrat te duket ndryshe nga ç'eshte ne te vertete.

Po keshtu edhe tentativa e deshtuar per te paraqitur  situaten shqiptare ndryshe nga realiteti rezultoi qesharake ne syte e publikut e te Daria Bignardi-t e cila nuk i kurseu batutat ironike.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Gjon, nuk e kam pare intervisten, por dakord qe Rama eshte "ndryshe" sepse do qe te duket ndryshe, deri sa ta kete mundesine...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.