Reagon gazetari Çim Peka: “Fletërrufe dhe racizëm i "Unionit të Gazetarëve të Drejtorisë së Policisë..." Kryetari i Unionit? Njeri i ngushtë dhe i vogël”

Gazetari Çim Peka ka reaguar përmes një postimi në “Facebook” ndaj deklaratës zyrtare të Unionit të Gazetarëve. Ndërkohë që i qëndron konsideratave për Andrea Stefanin, që sipas tij te çdo njeri që mendon ndryshe shikon hijen e Sali Berishës, Peka ndalet edhe te disa mendime të shprehura troç për kryetarin e Unionit, Aleksandër Çipa. “...Nje gazetar qe pretendon se te gjithe ata qe mendojne ndryshe nga ai, jane Berisha, ka seriozisht probleme mendore. Dhe kjo nuk eshte fyerje por konstatim. Fyerje eshte pretendimi i Stefanit dhe "Unionit te Gazetareve te Drejtorise se Policise", se po nuk pate lindur ne kohen e Enverit ne Tirane, e aq me keq, po pate ardhe nga verilindja e vendit, nuk mund te jesh i denje per te jetuar si gazetar ne Tirane. Gjithsesi, vetem keqardhje per "flete rrufene" e "Unionit te Gazetareve te Drejtorise se Policise"...Dhe nje fjale per drejtuesin e ketij Unioni fantazme. Je aq i vogel ne ndergjegje (jo vetem fizik), dhe nuk duron te mos jesh ti ne qender te vemendjes. Kaq i ngushte je, saqe sa here drejtuesit e Min Brendshme ne kohen e Berishes propozonin per ta promovuar vellain qe ke sot Drejtor te Policise se Tiranes, ti do shpifje ne gazeten qe drejtoje brenda nates per Drejtuesit e Policise se shtetit, vetem e vetem qe Cipa i policise mos te ishte me i arrire se Cipa i gazetarise. Te heshtesh kunder racizmit te nje ish kapteri qe sot e ke ne Unionin fantazme, te heshtesh kur ky kapter gazetar ka 6 muaj qe ndot kedo qe nuk mendon si ai, kur ka sepaku 5-6 emisione qe eshte kthyer vetem ne perbaltes dhe fyes edhe ndaj drejtuesve te emisioneve, vetem pse nuk mendojne si ai dhe te gjithe i duken Berisha, vetem nje i ngushte ne gjithcka si ti mund ta bej. Thjesht nje fletrrufe. Morali juaj ka nevoje per meshire. Sa per racizmin tuaj, ka zgjidhje”, shkruan Peka.
s.z
Comments
ec Qimi aty...intelektual i
<p>ec Qimi aty...intelektual i rralle :)</p>
Add new comment